Uncategorized
2 kosovarë dhe dy të tjerë kapen me 11 kg. kokainë
Bëhet fjalë për kokainë të "kualitetit të lartë", siç është shprehur policia austriake. Vlera në treg e kësaj droge llogaritet në 800 mijë euro
Është konfiskuar në Austri sasia më e madhe e kokainës e kapur viteve të fundit. Tre gjermanë, dy prej të cilëve me prejardhje kosovare dhe një turk në dy automjete kanë pasur njëri gjashtë dhe tjjetri pesë kilogramë kokainë “të kualitetit të lartë”, siç është shprehur policia austriake, shkruan salzburger Nachrichten.
Vlera në treg e kësaj kokaine llogaritet në 800 mijë euro.
Tre të parët janë kapur në një pushimore të autostradës derisa gjashtë kilogramët e drogës po i bënin gati për një blerës të pasur, transmeton albinfo.ch. Por, në fakt “blerësi” ka qenë hetues i maskuar i policisë.
Personat e zënë janë të moshave 25 deri 35 vjeçare dhe disa prej tyre tashmë të njohur për policinë. Ata i janë dorëzuar prokurorisë në Wels, ku të enjten u është caktuar masa e paraburgimit.
Sasia e fundit e madhe e kokainës (tetë kilogramë) është kapur në vitin 2008.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh