Kultura
“Troja” sjell në Cyrih mesazhe nga aktualiteti politik kosovar
Rruga për të ardhur në Zvicër e grupit të zhanrit metal, "Troja" ishte e gjatë edhe e vështirë. Është hera e parë që Troja „shkund" Cyrihun dhe këtë e bën përmes "Different Show"
Qindra të rinj e të reja në Cyrih kanë vallëzuar e brohoritur nën ritmet e forta të bendit nga Prishtina “Troja”. Edhe kënga “Demokraci”, e cila u këndua e para, vjen me një mesazh që i referohet gjendjes social-politike në Kosovë, ngjashëm si këngët “Amaneti i Clown-it”, apo “Mbretnesha kohë”, por këto këngë janë absurde të këndohen në një vend demokratik siç është Zvicra, thotë për albinfo.ch vokalisti i bendit të njohur kosovar, Bujar Berisha, i cili ka performuar live mbrëmë në klubin Komplex në Cyrih.
Rruga për të ardhur në Zvicër e grupit të zhanrit metal, “Troja” ishte e gjatë edhe e vështirë. Është hera e parë që Troja „shkund” Cyrihun, ngase për herë të parë ky bend vjen në Zvicër.
„Për me ardh në Zvicër u dasht me kalu nëpër shumë procedura e me i plotësu një kallabllak dokumente. Ju që lëvizni të lirë nuk e kuptoni këtë. Ne, për me ardh në Zvicër, për me marrë një vizë edhe rengenin e gjyshit që ka vdekur duhet me dërgu në Ambasadë. Nuk është proces i kollajshëm”, tregon Berisha për peripecitë që kishin kaluar rock bendi kosovar „Troja” për të ardhur në Zvicër.
Vizat sllovene kishin mundësuar ardhjen e bendit “Troja” në Cyrih
„Hera e parë megjithatë ishte e mirë, ne u kënaqem. Me vet faktin që këta njerëz e mbajnë një popull atje janë ‘super njerëz’. Sa kanë sakrifikuar veten për me dërgu mjete në Kosovë në disa faza, para luftës, gjatë dhe pas luftës. Kjo tregon se çfarë njerëz janë dhe duhet me ua ndreq pak shijen, se në Zvicër mundet të dëgjohet edhe rock edhe xhaz, për t’i integruar më shumë me kulturën botërore ngase jetojnë në mes të civilizimit. Me jetu në mes të civilizimit dhe mos me u dit se çka është civilizimi është problem”, tha Bujar Berisha.
“Shqiptarët e Zvicrës dhe zviceranët nuk i kanë problemet tona dhe me ua sjell këngën “Demokraci”, këta kanë demokraci të bollshme”, thotë më tuje Berisha.
„Pastaj kaluam mirë. Këtu janë njerëzit e mirë, por mirë me ardhë më shumë grupe, me pas zgjedhje më të madhe dhe nuk jam kundër muzikave tjera. Por, po e shoh që ua kanë tepruar me ato muzika dhe ja kanë lëkundur shijen këtyre njerëzve. Duhet me ardh edhe grupe tjera për me ua rregullu shijen për të shijuar edhe gjëra tjera.”
“A e man men” ka pasur impaktin e vet edhe në diasporë
Ai tha sa ka gjetur publik të këtushëm por edhe njerëz që kanë ardh vetëm nga kurreshtja për të përjetuar rockun e tyre.
Bendi „Troja” ka kënduar mbrëm në koncertin në Cyrih edhe këngën e re që këtyre ditëve kanë lansuar edhe videoklipin “A e man men”.
„Pash se kjo këngë ka pasur impaktin e vet”, tha Berisha, siç edhe ka pasur në Kosovë e Shqipëri.
Ështe probem me ardh me gjithë bendin në Zvicër por jo edhe për pajisjet teknike zvicerane për të cilat ishin befasuar pjesëtarët e grupit „Troja”
„Kjo është Zvicër. Pajisjet i kemi pasur nga më të mirat. Nuk ka disktutim zërimi ka qenë profesional dhe më mirë se në disa nga koncertet që i kemi mbajtur në Kosovë. Por duhet ta mësojmë edhe publikun me këtë muzikë”, thotë në këtë bashkëbisedim me albinfo.ch, vokalisti Bujar Berisha..
Koncerti me “Trojën” ishte menduar të mbahej në Zvicër me rastin e festave të nëntorit, por ishte anuluar për shkak të problemit me sigurimin e vizave.
Në të njëjtën mbrëmje ishte paraparë të performonte edhe “The Bloody Foreigners” nga Londra. Por, performimi i tyre në Cyrih ishte anuluar për shkaqe organizative.
Koncerti është mundësuar nga “Different Shows” me Fatmir Hazirin.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit