Fun

’’Volvo’’ tërheq 59 mijë vetura në 40 vende

Do të tërhiqen modelet Volvo dizel nga seria e 60-të dhe 70-të, që dolën në treg në vitin 2015

Koncerni automobilistik “Volvo” ka tërhequr  59 mijë vetura nga 40 vende për shkak të një mosfunksionimi të mundshëm të sistemit elektronik, duke çuar në ndërprerjen e motorit, tha të shtunën një zëdhënës i kompanisë, përcjell albinfo.ch.

Sipas zëdhënësit, do të tërhiqen modelet Volvo dizel nga seria e 60-të dhe 70-të, që dolën në treg në vitin 2015. Shumica e makinave janë të shitura në Suedi, Britani të Madhe dhe Gjermani.

Të dhënat e para në lidhje me problemet ishin raportuar në media suedeze. Siç është shpjeguar nga përfaqësues të kompanisë, nuk është raportuar dhe regjistruar ndonjë incident i mosfunksionimit të sistemeve elektronike në makinat ’’Volvo’’.

Kompania suedeze ’’Volvo’’, me seli në qytetin e Goteborgut, u themelua në vitin 1927 dhe është një nga prodhuesit kryesor të makinave, kamionëve, autobusëve. ’’Volvo’’ punëson rreth 100.000 njerëz.