Jeta në Zvicër
Më 28 shkurt, pritet pjesëmarrje rekorde e votuesve
Në Cyrih përqindja e atyre që e kanë hedhur votën e tyre 12 ditë para përmblljes është 30%. E në vitin 2014 në këtë distancë kohore kishin qenë vetëm 18%. ---
Votimi i iniciativës «Për zbatimin e dëbimit të të huajve kriminelë» që do të bëhet më 28 shkurt, ka gjasa të mbërrijë nje rekord sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve me të drejtë vote. Kjo iniciativë ka mobilizuar me të madhe masat e njerëzve si të atyre që e miratojnë ashtu dhe të atyre që e kundërshtojnë atë. Një pasqyrë për numrin e madh të pjesëmarrësve në këtë votim popullor e jep edhe një anketë që e ka bërë magazina televizive «10vor10» e transmetuesit publik srf.
Sipas saj, në shumë qytete qysh të hënën (kur kishin mbetur edhe 12 ditë deri në ditën finale) kanë votuar numër më i madh se që ndodh zakonisht, transmeton albinfo.ch. Madje vihet në përfundimin se përqindja e votuesve kësaj here do të jetë ndër më të lartat në disa dhjetëvjetëshat e fundit.
Lukas Golder nga Instituti për Studimin e Opinionit Publik gfs.bern ka thënë se «të dyja palët po drejtojnë fushatat e tyre me emocione të forta. Kjo, sipas përvojës, elektrizon dhe mobilizon fuqishëm zgjedhësit».
Zyrat e qyteteve të ndryshme të Zvicrës kanë konfirmuar për emisionin «10vor10» se një «vërshim» të ngjashëm të votave me zarf e kanë përjetuar së fundi vetëm në votimin e bërë më 9 shkurt 2014, kur ishte votuar për iniciativën «Kundër Migracionit Masiv».
Kështu, në qytetin e Bernës tashmë kanë votuar 23% të personave me të drejtë vote. Ndërsa në vitin 2014 në distancë të njëjtë kohore kishin qenë vetëm 20 për qind. Por në Cyrih ndërkaq përqindja e atyre që e kanë hedhur votën e tyre është dhe më e lartë: 30%. E në vitin 2014 në këtë distancë kohore nga dita përmbyllëse (12 ditë) kishin qenë vetëm 18%.
Sipas Golder-it, një trend i tillë premton që në fund të ketë një pjesëmarrje prej rreth 55%. Në këtë mënyrë ky do të rradhitet në mesin e 10 referendumeve me pjesëmarrjen më të madhe që nga viti 1971 kur është votuar për të drejtën e votës së gruas.
Por, përqindjen absolutisht më të lartë të pjesëmarrjes së votuesve deri tash e ka siguruar referendumi i mbajtur në vitin 1992 për hyrjen në EWR (Zona Ekonomike Evropiane e Tregtisë) me 78.7%. Në Iniciativen kundër mbipopullimit (1973) kishin votuar 70.3% ndërsa në atë kundër migracionit masiv (2014) 56.6%etj.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit