CH-Ballkani
Mediet gjermane: Era Istrefi pushton top listat muzikore
Era Istrefi është këngëtarja e vetme shqiptare që jeton në Prishtinë por dita ditës mediat botërore shkruajnë për të. Kënga “Bonbon” e saj është duke u pëlqyer jashtë mase edhe në top listat muzikore të huaja. Faqja gjermane “Songtexte.com” shkruan se pop këngëtarja Era Istrefi aktualisht është duke pushtuar top listat muzikore. “Me këngën e saj “Bonbon” këngëtarja kosovare ka arritur të futet në hitparadet gjermane”, përcjell “albinfo.ch”.
Ndonëse nuk është ende shumë e njohur në Gjermani, me përzierjet e saj të zhanreve muzikore si pop, dubstep dhe regae ka bërë që të jetë në krye të listave muzikore, theksohet në këtë artikull.
Ditë më parë për Erën ka shkruar edhe faqja tjetër e huaj “Breatheheavy.com” e cila thotë se zëri i këngëtares shqiptare ngatërrohet me atë të Rihannës.
“Në këto ditë teksa presim albumin e Rihannës ‘Anti’, një klip po qarkullon në ‘Twitter’. Njerëzit menduan se ishte bashkëpunimi i Rihannës me Major Lazer, që aq shumë e kishin ëndërruar. Por në fakt kjo këngë ishte ‘Bonbon’ e Era Istrefit, që ka 9 milionë klikime dhe vazhdon të rritet, sepse po pëlqehet në gjithë Evropën”, thuhet në artikullin kushtuar Era Istrefit.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë Çdo dimër në Zvicër bora shkakton probleme për hekurudhat. Një ekspert i hekurudhave përmend disa arsye...
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës