Fotolajmi
Austria: Pranimi pa kufi i refugjatëve i pamundur
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz mbron në një intervistë për DW idenë e kufizimit të numrit të refugjatëve. Sipas tij pranimi pa fund i refugjatëve në Evropë nuk do të jetë i mundur.
Kërcënimi i mbylljes së kufirit nga Austria është kritikuar ashpër në vendet fqinjë të jugut. Vendet paralajmërojnë për një efekt domino.
Shefi i diplomacisë austriake tha se është shumë më pak e vështirë se sa të jesh vend destinacioni. Ne e dimë këtë shumë mirë, sepse Austria ka qenë deri tani në të njëjtën kohë si vend destinacioni edhe vend tranzit.
„Ne pranojmë me kënaqësi këshilla nga të gjithë ata që e japin një kontribut shumë më të madh se sa ne. Problemi është, se ka vetëm një vend në Evropë i cili ka marrë një numër më të lartë refugjatësh për frymë popullsie se sa ne, Suedia. Sllovenia vitin e fundit ka paranuar vetëm 1,000 vetë, fqinjët tanë çekë kanë marrë edhe më pak njerëz, Serbia nuk ka pothuajse asnjë njeri që ka aplikuar për azil, në Kroaci ka pasur, unë mendoj vetëm ca qindra, në Austri, kanë qenë 90.000“, tha Kurz.
Ai ka thënë se Austria është e gatshme të marrim në vitin 2016, 37.500 vetë që, shumë më tepër se të gjitha vendet përgjatë rrugës së refugjatëve së bashku.
„Dhe në të njëjtën kohë ne jemi në kontakt të ngushtë me këto vende, pra me kolegët përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor: që gjërat duhet të jenë sa më të koordinuara. Por në qoftë se nuk ka zgjidhje evropiane, atëherë ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër se sa kufizojmë fluksin e njerëzve në Austri“, thekson Kurz.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus Rrugët e qytetit të vjetër të Aaraut do të jenë plotësisht të lira nga trafiku i...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’