CH-Ballkani
Bosnja aplikon për t’u bashkuar me BE-në
Bosnjë e Hercegovina i ka paraqitur Brukselit kërkesën zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Bosnja kishte bërë përpjekje për t’u bashkuar me BE-në në vitin 2000, por mosmarrëveshjet e mëdha mes komunitetit serb, kroat dhe mysliman kanë bllokuar reformat e nevojshme për vendin.
Kryetari i Presidencës tripalëshe të Bosnjës, Dragon Coviç, tha se është një kënaqësi e madhe që do të paraqesim këtë kërkesë në emër të popullit të Bosnjë e Hercegovinës, kroatëve, serbëve dhe boshnjakëve”.
Mbërritja e kërkesës është konfirmuar edhe nga shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogherini.
Por, ajo ka vlerësuar se aplikimi nuk do të merret në konsideratë, pasi vendi nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme.
Aplikimi ishte paralajmëruar disa ditë më parë edhe nga kryeministri i Bosnjës, Denis Zvizdiç, i cili deklaroi se në muajin shkurt do t‘i drejtohet BE-së me një kërkesë zyrtare për nisjen e proceduarave të anëtarësimit.
Zvizdiç shprehte bindjen se 28 vendet anëtare do të votonin pro Bosnjës, në mënyrë që edhe ajo të arrijë statusin e vendeve fqinje në Ballkan gjatë 2017-ës.
Nga vendet e Ballkanit, Kroacia nisi procedurat e anëtarësimit në vitin 2013, ndërkohë që edhe Serbia e Mali i Zi tashmë janë duke bërë përparim drejt anëtarësimit gjithashtu.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih