Fotolajmi

Erërat e forta kanë lënë me mijëra shtëpi pa energji elektrike

Rajoni perëndimor francez është goditur nga një stuhi me erë të fortë, e cila la pa energji elektrike rreth 21.000 familje.

Siç është raportuar nga mediet franceze, goditjet e erës kanë lëvizur në një shpejtësi mesatare mes 125 dhe 135 kilometra në orë.

Në vende të caktuara është matur shpejtësinë e erës deri në 148 kilometra në orë. Era e fortë ka rrëzuar drunj dhe ka prishur linjat e energjisë, duke shkaktuar dëme në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike.