Fotolajmi
Rritet ekonomia gjermane
Ekonomia gjermane u rrit me 0.3 për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.
Prodhimi i brendshëm bruto i Gjermanisë (GDP) u rrit me 0.3 për qind nga tetori deri në fund të dhjetorit 2015, e cila është në të njëjtën shkallë të rritjes si në tremujorin e mëparshëm, thuhet në një njoftim të Destatis, përcjell AFP.
Pas rritjes së GDP-së prej 0.4 për qind në tremujorin e parë dhe të dytë, ekonomia gjermane u rrit me 0.3 për qind në tremujorin e tretë dhe të katërt, thonë statisticienët, duke konfirmuar vlerësim paraprak të lëshuar muajin e kaluar.
Destatis vuri në dukje se impulset pozitive kanë origjinën kryesisht nga kërkesat e brendshme.
Shpenzimet e shtetit u rritën, ndërkohë që konsumi familjar ka shënuar një rritje modeste.
“Më e rëndësishme është se investimi kishte një lëvizje pozitive në sektorin e ndërtimit në tremujorin e tretë”, deklaroi zyra statistikore, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus Rrugët e qytetit të vjetër të Aaraut do të jenë plotësisht të lira nga trafiku i...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’