Fun
Pas 100 vitesh detektohen valët gravitacionale
Shkencëtarët e „LIGO – Virgo-Kollabioation“ ia aritën të bëjnë matjen direkte të valëve gravitacionale.Me këtë u vërtetua edhe postulati i fundit nga katër gjithsej i Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit dhe kështu u hap edhe një dritar e re drejt njohejs së mëtejmë të Universit.
Kur ls Bruce Allen më 14 shtator lexoi e.mailet e tij nuk besonte se dy detektorët e LIGO-s në SHBA kishin bërë matjen e valëve gravitacioanle.
„Mund të shihej edhe me sy të thjeshtë nga të dhënat e regjsitruara dhe dukej aq qartë sa që në fillim kushim dyshime se a ishte kjo e vërtetë“, thotë Allen. „Në fillim menduam se dikush e ka futur një sinjal në detektorë dhe ka harruar të na njoftojë“. Por pas një analize të hollësishme u bë e qartë se sinjali GW 150914 ishte sinjal nga një galaksi e largët si pasojë e ndeshjes së dy vrimave të zeza që po shkriheshin në njëra-tjetrën.
Valët gravitacionale krijohen – sipas Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit – poqëse vie deri lëvizja e përshpejtuar e materies. Sa më me masë dhe kompakte të jenë objektet lëvizëse, aq më i madh është efekti. Kështu ekspoldimet e super nove-ave, shkrirja e dy yjeve të neutroneve apo edhe i vrimave të zeza vënë në lëkundje sistemin hapësirë – kohë. Por valët gravitacionale jashtëzakonisht të dobëta dhe me këtë edhe të vështira për t’u detektuar.Për këtë arsye shkencëtarët e LIGO-s i kishin modernizuar kohë më parë dy detektorët e tyre në SHBA – njërin në perëndimm kurse tjetrin në lindje të bregdetit amerikan. Modernizimi teknoligjik kishte shtuar forcën e tyr detektuese për diku dhjetë herë.
Pas detektimit të sinjalit të valëve gravitacionale, shkencëtarët i hynë analizave të gabimeve të mundshme të instrumenteve. Sipas analizave të bëra, doli se gjasa e gabimit të instrumenteve është 1 në 200’000 vite. Me këtë matja mund të konsiderohet si e e sigurt.
Shkencëtarët analizuan më në fund edhe formën e valës, do me thënë frekuencën dhe amplitudën e saj dhe vetitë astrofizike të burimit të saj. Shkencëtarët erdhën te përfunmdimi se valët burojnë nga dy vrima të zeza me masë 29 përkatësisht 36 masa të Diellit tonë, të cilat, para se të shkriheshin në njëra – tjetrën dhe të formonin një vrimë të zezë me masë të 60-fishtë të Diellit tonë, përshkuan për rreth dymbëdhjetë herë orbitat e njëra – tjetrës.
Si dy objekte kompakte që sillen në një sistem dysh, vrimat e zeza emetojnë valë gravitacionale dhe humbin energji. Si pasoë e kësaj ato i ofrohen gjithnjë e më shumë dhe më shpejt njër-tjetrës dhe frekuenca dhe amplituda e valëve të emtuara gravitacionale rritet. Paka para ndeshjes, kur përshkohen edhe orbita e fundit, valët janë aq të fuqishjme sa që mund të maten edhe në largësi 1,3 miliard vite dritë, siç·ishte rasti edhe me GW 15094. Vetë sinjali zgjati vetëm gjysmë sekundi, sepse vrimat e zeza, në çastin pak para ndeshjes, rrotullohen me pothuajse shpejtësi të dritës. Koha e mbërrijtjes së tyre në tokë llogaritet diku një milard vite dritë dhe supozohet se burimi i saj është Reja e Magelanit.Në sekundin e fundit para fuzionimit të dy vrimave të zeza, ato liruan diku 50 herë më shumë energji sesa të gjithë yjet e universit së bashku.
Detektimi i valëve gravitacionale është verifikimi i hipotezës së fundit të Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit dhe një dritare e re në njohjen e mëtejmë të Universit.
Përmbledhur nga “Spektrum der Wissenschaft”
Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus Rrugët e qytetit të vjetër të Aaraut do të jenë plotësisht të lira nga trafiku i...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’