Kultura

Dua Lipa parakalon në tepihun e kuq në Cyrih

  • © 2016 Visar Kryeziu

  • © 2016 Visar Kryeziu

  • © 2016 Visar Kryeziu

  • © 2016 Visar Kryeziu

Sonte në Hallenstadion të Cyrihut po mbahet aktiviteti kryesor vjetor i muzikës në Zvicër, Swiss Music Awards. Në këtë spektakël të madh ndahen çmimet këngëtarëve, grupeve, kompozitorëve e tj. për këngët dhe krijimet më të mira të realizuara brenda një harku kohor prej një viti.

albinfo.ch është e pranishme në këtë spektakël dhe do të sjellë informacione nga dora e parë.

Në tepihun e kuq kanë parakaluar të gjithë pjesëarrësit të clët janë përshëndetur me ovacione nga publiku. Këngëtarja e re që ka shpërthyer së fundi në skenën e muzikës botërore, Dua Lipa është në cilësinë e mysafires speciale. Parakalimi i saj ka ngjallur më shumë kërshëri në mesin e të pranishmëve.

Dua, e ardhur nga Londra ku jeton, është ngjitur pastaj në skenë dhe ka kënduar një këngë dhe është pritur shumë mirë nga publiku i shumtë në Hallenstadion të Cyrihut

Po ashtu ka parakaluar edhe këngëtari i rap-it, Xen-i (Shkelzen Kastrati), i cili është i nominuar për çmim dhe komiku i ri, shumë i njohur në skenën zvicerane, Bendrit Bajra.

(Autor i fotografive, Visar Kryeziu)