Fotolajmi
Gjermania dhe Franca kanë kërkuar Ministri të Financave të Eurozonës
Eurozona duhet të ketë Ministrinë e Financave të bllokut, për të arritur rritje të qëndrueshme, thanë guvernatorët francezë dhe gjermanë për në një gazetë gjermane.
Në editorialin e “Sueddeutsche Zeitung”, me titull “Evropa në udhëkryq”, ata shkruajnë se Banka Qendrore Evropiane (BQE) nuk është në gjendje të krijojë rritje të qëndrueshme afatgjate për bllokun monetar 19 anëtarësh, njofton “Reuters”.
BQE nuk arrin inflacionin e synuar prej 2% për tre vjet rresht dhe nuk ka gjasa për të bërë kaq shpejt për shkak të çmimeve të ulëta të naftës, rritjes ekonomike të papërfillshme, kreditimin e dobët dhe rritja e pagave modeste në eurozonë.
“Edhe pse politika monetare ka të bëjë shumë për ekonominë e eurozonës, ajo nuk mund të krijojë rritje të qëndrueshme ekonomike”, tha presidenti i “Bundesbank”, Jens Vaidman dhe homologu francez, Vileroj de Gallo.
Ideja për një ministri të tillë është paraqitur në vitin 2011 për të forcuar koordinimin e politikava nacionale, pasi kriza ekonomike ka detyruar Bashkimin Evropian për të financuar kreditë e shpëtimit në qindra-miliarda euro për Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë.
“Asimetria e tanishme midis sovranitetit kombëtar dhe të solidaritetit të përgjithshëm krijon një rrezik për stabilitetin e bashkimit tonë monetar”, vënë në dukje guvernatorët gjermano-francez.
Në mënyrë të veçantë ata kërkojnë themelimin e Ministrisë së Financave, në lidhje me një këshilli fiskal të pavarur, si dhe krijimin e organit të fuqishëm politik që do të marrë vendime.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit