Fotolajmi

Pediga, protesta në tërë Evropën kundër emigrantëve

Mijëra mbështetës të lëvizjes qytetare PEGIDA (evropianët patriotikë kundër islamizimit të Perëndimit), e cila ishte lansuar më shumë se një vit më parë, dolën të shtunën pasdite në Dresden të Gjermanisë Lindore, nga ku ka filluar lëvizja, si dhe në disa qytete në gjithë Evropën për të protestuar kundër emigrantëve nën moton “Kalaja e Evropës”.

Lutz Bachmann, themeluesi i lëvizjes, nuk ka marrë pjesë në takim për shkak të sëmundjes, u shprehën organizatorët për AFP.

Policia në Dresden, ku Pegida ka mbledhur dhjetëra-mijëra mbështetës, kishte vendosur më shumë se një mijë pjesëtarë të saj dhe disa topa uji për të garantuar sigurinë e 15.000 demonstruesve. Sipas vlerësimeve, të shtunën ishim mbledhur më shumë se 8000 persona, shkruan agjencia e lajmeve DPA, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, policia dhe organizatorët nuk kanë nxjerrë ende vlerësimet e tyre të numrit të përkrahësve në Dresden.

Mediat gjermane, megjithatë, të cilat kundërshtojnë PEGIDA-n, raportuar shifra më të larta të policisë në Dresden.

Janë përsëritur thirrjet: “Merkel duhet të shkojë”, duke akuzuar kancelaren gjermane Angela Merkel për politikën e saj, e cila sipas tyre, kishte lejuar krizën e refugjatëve në vend, duke pranuar 1.1 milionë emigrantë.
Seria e protestave në mbështetje të Pegida-s filloi në kryeqytetin australian Kanbera, ku para parlamentit ishin mbledhur 400 njerëz, të cilët nuk pajtohen me politikën e tolerancës së autoriteteve ndaj myslimanëve.
Në Evropë, sipas raporteve të agjencive, ishin organizuar protesta në Pragë, Varshavë, Talin, Bratislavë, Amsterdam, Dublin, Birmingham, Montpellier, Calais, Kopenhagen…