Fun
Franca do të ndërtojë për herë të parë rrugë solare
Rrugët e qëndrueshme diellore do të bëhen realitet në të ardhmen e afërt.
Qeveria franceze ka njoftuar për planet për të instaluar panele të qëndrueshme mbi 1.000 km rrugë në pesë vjetët e ardhshëm, në mënyrë që të sigurojë energji të ripërtëritshme për rreth 5 milionë njerëz, rreth 8 për qind të popullsisë franceze.
Është vlerësuar se vetëm 20 metra katror të sipërfaqes panel mund të furnizojnë një familje mesatare franceze. Kjo do të thotë se me çdo kilometër të instaluar, 5000 shtëpitë franceze mund të sigurojnë energji të prodhuar nga rrugët franceze.
Hulumtimi i përbashkët në mes të kompanisë franceze të ndërtimit të rrugëve “Colas” dhe Institutit Nacional të Francës të energjisë diellore (INES), rezultoi në një model të ri, tepër të hollë në rrugët sipërfaqësore diellore të quajtur “Wattaway”, raportojnë mediat franceze, përcjellalbinfo.ch.
Rrugët janë zënë nga makinat në vetëm 10% të kohës dhe nga Colas besojnë se kjo lë hapësirë për prodhimin e madh të energjisë. Sistemi i ri mund të vendoset në sipërfaqen e rrugëve ekzistuese, pa nevojën për të dëmtuar ose instaluar infrastrukturë tjetër. Panelet (si pllaka) shtrihen direkt në sipërfaqen e rrugës dhe janë bërë nga një shtresë e hollë. E gjithë struktura është rreth 7 mm e trashë.
“Colas” është duke testuar sipërfaqet e reja rrugore dhe pretendon se rrugët diellore nuk do të kenë asnjë problem për të përballuar trafikun normal të paktën për 20 vjetët e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun