Bota
Shfuqizimi i “Shengen-it” do t’i kushtojë BE-së 110 miliardë €
Kthimi i përhershëm i kontrollit të kufijve në Evropë mund t‘u kushtojë vendeve Shengen rreth 110 miliardë euro në dhjetët vjetët e ardhshëm, vlerëson organizata „think tank“ e qeverisë franceze
Edhe pse Marrëveshja e Shengenit është pjesë qendrore e integrimeve evropiane, qeveritë e disa vendeve të BE-së, nën presionin e votuesve evropianë janë alarmuar nga fluksi i madh i emigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme, kanë futur tashmë kontrolle të përkohshme kufitare me shtetet fqinje të Bashkimit Evropian (BE).
Një raport nga organizata franceze e institutit „Stratezhi“, e lidhur drejtpërdrejt me zyrën e Kryeministrit të Francës, është vlerësuar se heqja e përhershme e lëvizjes së lirë do t’i kushtojë Evropës 0.8 për qind të prodhimit ekonomik për një periudhë prej dhjetë vjetësh, raporton EurActiv.
Franca do të pësojë vetëm dëmtime prej një deri në dy miliardë euro në afat të shkurtër dhe 10 miliardë për një periudhë prej dhjetë vjetësh, e cila korrespondon me 0.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, sipas sondazhit.
Gjysma e humbjes do të vijë nga reduktimi i vizitave turistike, 38 për qind e ndikimit të kontrollit kufitar për punëtorët ndërkufitarë dhe 12 për qind do të vijnë nga kostot shtesë të transportit të mallrave.
Nga 26 vendet e zonës Shengen, gjashtë, duke përfshirë Gjermaninë, kanë futur kontrollet e përkohshme kufitare në kushtet kur qindra-mijëra emigrantë përpiqen të arrijnë në BE.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve