E-Diaspora
Tre shqiptarë në finalen e Miss & Mister Suisse Frankofone 2016
Tre të rinj shqiptarë që jetojnë në Zvicër do të janë pjesë e finales së “Miss Suisse Frankofone 2016”.
Qendresa Azemi, Betim Morina dhe Arben Kabashi janë kualifikuar për finalen e këtij spektakli që është shumë i njohur për kantonet franceze në Zvicër. Finalja e këtij manifestimi të bukurisë do të mbahet më 11 qershor në Vaud.
Këngëtari shqiptar Meti Bërbatovci, i cili është edhe pjesë e këtij spektakli, ka thënë për “albinfo.ch”, se kualifikimi i këtyre të rinjve shqiptarë është një sukses i madh.
“Gjysmëfinalja është mbajtur të premten dhe të shtunën. Kanë qenë 600 kandidatë, në mesin e tyre më shumë se dhjetë shqiptarë të cilët jetojnë në kantonet franceze në Zvicër, por vetëm këta të tre patën fatin të shkojnë në finale. Urojmë që ndonjëri prej tyre të stolisët edhe më titullin e miss-it apo nister -it”.
Përveç pjesës organizative, këngëtari Bërbatovci ka qenë i ftuar edhe për të kënduar në këtë spektakël madje edhe në gjuhën shqipe. “Kam kënduar disa këngë të mia në gjuhën shqipe të cilat janë të njohura për publikun. Ndoshta shumë kush nuk e ka kuptuar tekstin, por ka mjaftuar muzika dhe përformanca ime që publiku të ngritët në këmbë”, ka thënë Meti i cili ka shtuar se do të këndoj edhe në finalen e këtij eventi të bukurisë.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh Dielli dhe bora e freskët tërhoqën tifozë të shumtë të sporteve dimërore në vendpushimet e skive...
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?