Zhvillim

Shqipëria teston mjekët

3700 mjekë si dhe 13 010 infermierë e laborantë do t’i nënshtrohen një provimi specifik, që do të përcaktojë shkallën e profesionalizimit të tyre gjatë këtij muaji.

Ky testim, që do të nisë më 10 shkurt, do të kryhet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fakulteti i Mjekësisë.

Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë në Shqipëri kanë marrë një veprim të këtillë, pasi dyshonin për abuzime me licencat nga ana e Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Inspektimi ka përfunduar dhe 10 shkurti është shpallur si datë kur dhe do të realizohet provimi i shtetit. Ministri i Shëndetësisë ka theksuar se qëllimi i këtij testimi është për të ditur se “ku e kemi nivelin e mjekëve që përballen me problemet e jetës së përditshme dhe ku do të shkojmë”, raportojnë mediat në Tiranë, përcjell albinfo.ch.