Jeta në Zvicër

Mbërrin në 40 mijë numri i azilkërkuesve në Zvicër

Më 2015 pothuajse 40 mijë persona kanë kërkuar azil në Zvicër, 10 mijë kërkesa më shumë se sa pritej dhe pothuajse 15.800 më shumë se vitin e kaluar.

Në Zvicër është rritur numri i kërkesave për azil gjatë vitit të kaluar. Sekretariatit Shtetëror për Migrim (SEM)  parashikon rritje të mëtutjeshme. Megjithatë, një parashikim të besueshëm nuk është i mundur për shkak të zhvillimeve të ndryshme me azikërkuesit.

Më 2015 pothuajse 40 mijë persona kanë kërkuar azil në Zvicër, 10 mijë kërkesa më shumë se sa pritej dhe pothuajse 15.800 më shumë se vitin e kaluar.

Zvicra në krahasim me vendet e Evropës, ka pranuar  vetëm 3 për qind të  të gjitha kërkesave për azil. Vitin e kaluar kjo shifër ishte vetëm 3.8 për qind.