Zhvillim

Maqedonia, vendi me çmimin më të ulët të derivateve të naftës

Çmimet e derivateve të naftës do të zbresin edhe më shumë në Maqedoni.

Kompania e naftës “Helenik Petroleum”, që është pronare e rafinerisë “Okta” në Shkup, ka firmosur marrëveshje me kompaninë nacionale iraniane.

Bëhet fjalë për një nga marrëveshjet e para mes Iranit dhe një kompanie evropiane, pas heqjes së sanksioneve ndaj Iranit.

Muajt e fundit në Maqedoni ka pasur rënie të çmimit  të naftës, ndërsa Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi uljen e çmimit për 3,5 denarë për litër, raportojnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch

Çmimi aktual i benzinës “Eurosuper” u ul në 57, 5 denarë për litër, ndërsa “Eurodizeli” për 39 denarë për litër.

Kjo do të thotë se Maqedonia po bëhet vendi me çmimin më të ulët të derivateve të naftës.