Uncategorized

Bunjaku beson se do të shkëlqejë

Sulmuesi i Kosovës, Albert Bunjaku i cili luan në St. Gallen beson se në stinorin pranveror do të shpërthejë. “Unë gjatë pjesës së parë të stinorit kam qenë vazhdimisht i lënduar. Ishte shumë situatë e vështirë.

Për fat të mirë kam në shtëpi një familje që më përkrah. Kjo është shumë me rëndësi. Edhe në shtëpi futbolli është një temë, por jo temë qendrore. Me fëmijët mund të largosh vëmendjen nga telashet”, është shprehur Bunjaku për “Blick”.

“Unë kam marrë pjesë në gjithë fazën përgatitore. Ndeshjet e para testuese kanë qenë mirë, kam dhënë çdo gjë. Nuk ka më arsyetime. Tash duhet të shpërthejë. Është kaq e thjeshtë. Në ekip kam konkurrencë, por varet nga unë se si paraqitem. Nëse jap çdo gjë nga vetja atëherë do të jetë në rregull”, ka shtuar ish-reprezentuesi i Zvicrës.