Fotolajmi
Edhe Danimarka ua konfiskon të hollat refugjatëve?
Politikanët danezë nuk kanë ndërruar pozicion megjithë kritikat e e ashpra. Ministrja Stojberg, një nga përkrahëset e vijës së ashpër në çështjet e integrimit dhe migrantëve nuk është penduar.
Ministrja e Integrimit të Danimarkës, Inger Stojberg shkroi në Facebook. “E di që disa media ndërkombëtare hedhin shigjeta kundër faktit që Danimarka në të ardhmen do të kërkojë sende me vlerë nga refugjatët që ata të paguajnë qëndrimin e tyre në qendrat e azilit. Këto kritika nuk janë të bazuara, sepse ligji danez për ndihmat sociale parashikon që individët që posedojnë gjëra me vlerë më shumë se 10.000 krone daneze (rreth 1340 euro) mund të detyrohen t’i shesin ato para se të marrin ndihmat sociale. Ky është parim në Danimarkë. Kush mund të sigurojë vetë të ardhurat për veten, duhet ta bëjë këtë. Ai aplikohet tek ata që jetojnë këtu, dhe do të aplikohet tani edhe për ata që sapo kanë mbërritur.”
Por drafti i parë i këtij ligji të konstetuar ishte shumë më i ashpër se varianti që do t’i paraqitet parlamentit. Fillimisht ishte parashikuar marrja e gjërave me vlerë që në kufirin e 3.000 kroneve daneze.
Megjithatë rritja e presionit publik e detyroi qeverinë të zbusë masat.
Kryeministri danez, Lars Lokke Rasmussen e quan një “masë tepër të keqkuptuar.”, raportojnë mediat daneze.
Autoritetet daneze mund të kontrollojnë gjërat me vlerë të refugjatëve dhe të marrin ato përtej vlerës së 10.000 kroneve, por bizhuteritë janë të përjashtuara nga kjo masë.”
Ministri i Jashtëm danez, Kristian Jensen u thirr në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë për të shpjeguar politikën daneze. UNHCR ka paralajmëruar se kjo masë rrit frikën dhe ksenofobinë, ndërsa Amnesty International e ka dënuar atë si një “praktikë diskriminuese” për refugjatët që ndërkohë janë të traumatizuar nga lufta.
Ministrja Stojberg është e përgatitur për pasojat. “Jemi në kufirin e konventave ndërkombëtare me këtë hap”, thotë ajo duke theksuar se “politika daneze e imigrimit vendoset në Danimarkë dhe jo në Bruksel.” Vetë autori Christian Mork e hoqi pas disa orësh postimin nga facebook. “Isha naiv” shkroi ai. “Dhe i papërgatitur për urrejtjen dhe zemërimin që do të shpërthente me letrën drejtuar ministres, por shpresoj se ia kam dalë të përcjell atë që kam dashur të them.”
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë