Feja
Forumi “Urat”: Shqetësim me paraqitjet e islamit radikal në Kosovë
"Harmoninë ndërfetare te populli nuk do te mund ta shkatërrojë por do ta vë para një pikëpyetjeje pretendimin e Kosovës për të shkuar me vlera drejt asaj që synon, Evropës”, thekson Mirash Hajdaraj, kryetar i Forumit "Urat"
Dëmtimi i rëndë i varrezës katolike te fshatit Romajë që ndodhi disa javë më parë, pati ngjallur reagime të arsyeshme në shumë qarqe. Reagimet erdhën jo vetëm nga besimtarët katolikë nga të fshatit në fjalë dhe nga Kosova por edhe nga politika dhe shoqëria kosovare në tërësi.
Forumi “Urat” me seli në Zvicër, që bën bashkë shqiptarë, zviceranë gjermanë dhe austriakë, ndan shqetësimin me të tjerët lidhur me këtë ngjarje dhe disa dukuri të pamira që po ndodhin kohëve të fundit në Kosovë.
Albinfo.ch ka biseduar me kryetarin e ketij forumi, Mirash Hajdarajn, i cili dënon këto zhvillime dhe kërkon angazhim më të vendosur të shtetit drejt identifikimit të autorëve dhe dënimit të tyre.
“Dëmtimi i varrezave, pavarësisht të cilit komunitet fetar, në çfarë vendi e në çfarë rrethanash kryhet, është dukuri negative që meriton dënim. Të vdekurit e kanë amshimin e tyre dhe kjo duhet të respektohet. Mjerisht kjo që ka ndodhur së fundi në Romajë nuk është as rasti i parë dhe as i findit. Kanë ndodhur dhe do të ndodhin gjithmonë dukuri negative nga njerëz të pandërgjegjshëm”, thotë Hajdari. Por ai shton: ”Kjo në asnjë mënyrë nuk e cenon ose destabilizon harmoninë ndërfetare te ne shqiptarët, harmoni që e kemi dëshmuar tash sa shekuj me radhë. Është sigurisht një çështje shqetësuese të cilën duhet ta zbardhin organet e drejtësisë e të rendit. Ato duhet të gjejnë autorët të cilët duhet ta marrin dënimin e merituar”.
Hajdaraj nuk e konsideron pjesë të një fushate sistematike këtë ngjarje përkundër faktit se ngre shqetësimin për atë se kohëve të fundit ka pasur një numër zhvillimesh negative të kësaj natyre.
“Pas konsultimeve me anëtarët tjerë të “Ura”-ve po dhe me këshilltarët (të huaj) që i kemi në kuadër të forumit, kemi arritur në konstatimin se janë dy segmente që duhet veçuar në këtë kontekst: segmentin politik dhe atë shoqëror e ndërnjerëzor te shqiptarët. Jeta e përbashkët e popullit, jeta e përditshme është jashtëzakonisht harmonike. Ajo madje mund të shërbejë si shembull edhe për popuj tjerë, me civilizim më të lartë. Por disa zhvillime të caktuara sikur e japin një shije të keqe kur është fjala për elementin proevropian dhe ku preket edhe elementi katolik. Fjalën e kam për rastet sikur ato kur njerëzit publikë e thonë se Skënderbeu nuk është hero kombëtar por hero fetar, nduke u nisur ga shkaku se ai ka qenë katolik. Ka edhe të tillë që publikisht deklarojnë se “Nënë Tereza nuk mund të shkojë në parajsë pasi që është katolike. E kishim pastaj para disa vitesh një tendencë të përshtatjes së teksteve të historisë sipas kërkesave të Turqisë, që në tekstet tona shkollore Turqia të paraqitet sikur nuk ka qenë pushtuese e shqiptarëve etj. Këto janë disa dukuri që shqetësojnë gjegjësisht nuk përkojne me pretendimet e një shteti të ri që synon afrimin me Bashkimin Evropian. Janë çështje me të cilat duhet të merret elita intelektuale dhe politike. Nëse vazhdon në këtë formë, harmoninë ndërfetare te populli në asnjë mënyrë nuk do te mund ta shkatërrojë por do ta vë para një pikëpyetjeje të madhe pretendimin e Kosovës për të shkuar me vlera drejt asaj që synon, Evropës”, thekson Mirash Hajdaraj.
Ai pranon se reagime pilitike, deklarata që e kanë dënuar sulmin, ka pasur mjaft, duke filluar nga presidentja e shtetit, kryemnistri, kryeparlamentari pastaj nga partitë politike etj. “Por, vërehet se pak është punuar në gjetjen e fajtorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë. Njerëzit në kuadrin e forumit “Urat” thonë se vetëm deklaratat politike nuk janë të mjaftueshme. Shteti duhet të punojë në gjetjen e fajtorëve dhe të zbulojë se cili ka qenë qëllimi i tyre, mbase që të frikësojnë njerëzit dhe të shkaktojnë te ata pasiguri”, shprehet më tutje Hajdari. Por ai me këtë rast porosit: ”Ata nuk do të arrijnë të na frikësojnë pasi që ne jemi në tokën tonë dhe nuk kemi frikë të qëndrojmë së bashku me vëllezërit tanë, aty ku jemi me shekuj. Shteti nuk është treguar sa duhet i zoti për të siguruar që të mos ndodhin këso gjërash dhe që ato të dënohen. Është fjala për agjenda te rrezikshme politike që vijnë nga jashtë dhe janë të huaja për ambientin tonë”.
Por, siç e thekson bashkëbiseduesi ynë, në mesin e subjektit që drejton ka pasur edhe kërkesa per reagime më të ashpra. Madje edhe një protestë ka qenë në rend dite.
“Kemi pasur sidomos nga një pjesë e këshilltarëve të jashtëm brenda “Ura”-ve edhe kërkesa për mbajtje të protestave, madje edhe para qendrës së Unesco-s në Paris ose në Bruksel, para institucioneve të BE-së. Ata e konsiderojnë veçanërisht të dëmshëm cenimin e varrezave, jo patjetër si objekte fetare por për anën njerezore të respektit që duhet pasur ndaj të vdekurve. Sipas tyre, kur kësaj i shtohen edhe tendencat e përmendura më lartë, kjo ngjan me një fushatë sistematike kundër besimtarëve katolikë. Pastaj fakti se fshatrat e banuara nga ky komunitet janë gjysmë të zbrazëta, shumica e banorëve kanë shkuar në mërgim etj. është po kështu për shqetësim, kujton Hajdaraj.
“Por unë personalisht kam këmbëngulur që kjo çështje të mos merret në konsideratë. Kemi menduar se një protestë e tillë do ta dëmtonte imazhin e Kosovës si shtet i ri. Dhe ne në këtë fazë kemi më shumë nevojë për njohjen dhe imazhin e shtetit tonë se për çkado jetër. Ne kemi mjaft religjione por shtet sikur ende nuk kemi. Shqiptarët kanë nevojë për shtet, kanë prioritet kombin dhe jo fenë, kanë qenë argumentet e mia, shton Mirash Hajdaraj. “Por dukuritë si kjo nuk i bëjnë nder Kosovës dhe shoqërisë shqiptare sidomos tash kur shteti i ri ka pretendime drejt Bashkimit Evropian ku vlerat si toleranca kulturore e fetare, respektimi i pakicave etj. janë kushte pa të cilat nuk bën”, plotëson ai.
Ndryshe, përsërit Hajdari, harmonia nuk vihet në dyshim. Ajo bazohet në përkatësinë e përbashkët kombëtare dhe si e tillë është e betonuar në shoqërinë tonë. Si shembull ai e përmend fshatin e tij, Palabardh të Gjakovës. “Ne jemi myslimanë e katolikë së bashku dhe të gjithë jemi vellezër, kushërinj mes vete. Të gjiha i bëjmë bashkë si dasmat si ceremonitë e vdekjes. Aq sa edhe nuk e dimë pothuaj se kush çfarë religjioni ka. Bashkë i bëjmë Bajramin dhe bashkë Pashkët, pa dallim”, shton ai.
Por është edhe një plagë tjetër, e cila nuk lidhet vetëm me komunitetin katolik por atë e godet më shumë pasi që është më i vogël. Ajo është shpërngulja, mërgimi. “Është jashtëzakonisht shqetesues trendi i largimit të njerëzve nga vendi. Kjo bëhet për shkak të gjendjes ekonomike, politike, etj. Kështu, numri i shqiptareve të besimit katolik që ende jetojnë në Kosovë është tkurrur tmerësisht shumë. Sot atje mundd të jenë diku rreth 30 mijë veta, me tendencë të zvogëlimit të mëtutjeshëm. Duhet thënë se afër 25 mijë shqiptarë katolikë jetojnë vetëm në Zvicër”, vëren Mirash Hajdaraj, kryetar i Forumit “Urat” në një bisedë për albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha