Bota
Soros: Evropa po shpërbëhet
Evropa është duke u shpërbërë, paralajmëroi miliarderi George Soros në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
“Politika evropiane e emigracionit është në panik të plotë. Për shkak të fluksit të madh të emigrantëve është zvogëluar mundësia që ata mund të asimilohen dhe integrohen në vendet ku ata erdhën. Çdo njeri është i furishëm. Është si një zjarr të ketë shperthyer në një kinema, por nuk tregun ashkush ku është dalja emërgjente për evakuim.”, tha Soros duke shtuar se krizën e refugjatëve është duke e përkeqësuar edhe presidenti rus, Vladimir Putin, duke bombarduar në Siri.
“Putini dëshiron Evropa të thyhet”, tha Soros.
Ai sulmoi edhe kandidatin republikan për president të Amerikës, Donald Trump, i cili ka thënë se ka punuar për një shtet islamik, raporton Guardian, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë me TV Bloomberg në Davos, Soros tha se të njëjtat gjëra po ndodhin si në vitin 2008 me krizën ekonomike globale, vetëm këtë herë nuk vjen nga Amerika, por nga Kina, tha ai.
“Situata është serioze. Kinezët është pritur shumë gjatë për të ndryshuar modelin e rritjes së ekonomisë së tyre nga njëri bazuar në eksporte në atë që mbështetet në konsumin e brendshëm. Kështu që rënia e ekonomisë kineze është e pashmangshme “, tha Soros, i cili ende beson se Kina mund të zgjidhë problemin e deflacionit për shkak se posedon më shumë se tre trilion rezerva valutore.
Përveç nga Kina, ekonomia botërore do të ketë ndikim negativ dhe me zhvlerësimin e kostos së naftës.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve