Fun

Rekord: Adele me „Hello“, një miliard klikime në YouTube

Ylli britanik Adele thyen një tjetër rekord. Videoja me këngën “Hello” shumë shpejt kaarritur një miliard klikime në YouTube.

Viedoja me këngën “Hello” ishte postuar vetëm para 88 ditëve.

Rekordi i mëparshëm ishte në pronësi nga raperi i Koresë së Jugut, Psi dhe hiti i tij “Gangnam Style” kishte kapur një miliard për 160 ditë.

Kënga “Hello” është pjesë e albumit të ri nga Adele me një titull të thjeshtë “25”, i cili u editua në fund të 2015-ës.

Ky album ka tejkaluar tashmë të gjitha të dhënat e shitjeve me shpejtësi në Britani të Madhe dhe SHBA dhe është më i shituri në gjithë vitin 2015, edhe pse shitja kishte fillluar vetëm në nëntor.