Zhvillim

Evropa do të dështojë pa Shengenin?

Nëse Bashkimi Evropian për jo më shumë se dy muaj nuk e rikthen kontrollin pas krizës së refugjatëve, do të ndodhë rënia e zonës së Shengenit, paralajmëroi sot presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

„Jo më shumë se dy muaj për të vënë gjërat nën kontroll“, tha Tusk në Parlamentin Evropian, duke shtuar se ndryshe do të ndodhë rënia e Shengenit.

Samiti i BE-së në mes të marsit është mundësia e fundit për një zgjidhje evropiane.

Tusk beson se BE-ja kërcënon të dështojë si një projekt i tërë politik, në qoftë se blloku evropian nuk sjell kontroll adekuat të kufijve të saj të jashtëm.

Vitin e kaluar në Evropë janë regjistruar më shumë se një milion refugjatë.