Sport
Gazeta “Le Monde” flet për punën e çmuar të G. De Biasi
Njëra nga gazetat më prestigjioze të Francës, “LE MONDE”, në numrin e saj të djeshëm ka pasqyruar punën e suksesshme të trajnerit Giovani de Biasi me Kuqezinjtë e Shqipërisë.
Po ashtu artikulli trajton tërheqjen e shortit për evropianin “Franca 2016”, të zhvilluar më 12 dhjetor të vitit që shkoi në Pallatin e Kongreseve në Paris.
Pastaj vazhdohet me interesimin e jashtëzakonshëm të gazetarëve për të marrë mendimin e trajnerit Giovani De Biasi rreth skuadrave me të cilat Shqipëria do të përbëjë Grupin A.
Shumica e pyetjeve drejtuar përzgjedhësit të kombëtares sonë kishin të bënin me takimin Francë – Shqipëri, që do të zhvillohet më 15 qershor të këtij viti në stadiumin “Veledrome” të Marsejt.
Giovani De Biasi, i qetë dhe i njohur për gjakftohtësi, me italishten e tij të butë që e ka edhe gjuhë të veten, e aty – këtu me disa fjalë në spanjisht e anglisht, ka shprehur opinionin e tij rreth skuadrave kundërshtare të Shqipërisë.
Pastaj në shkrim në mënyrë kronologjike citohet edhe karriera prej futbollisti e trajnerit Giovani De Biasi. Thuhet se në pozitën e mesfushorit De Biasi ka luajtur në FC Brescia, prej vitit 1978 e deri më 1983, duke dëshmuar vetën në këtë rol. Përmblidhet edhe kontributi i tij po në pozitën e mesfushorit për katër vjet me radhë në FC Palermo.
Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Giovani De Biasi nis punën e trajnerit.
Edhe në këtë fushë ai tregohet i vyeshëm. Së pari e profilizon dhe e pozicionon si duhet FC Torino dhe pastaj kalon në FC Udineze, me të cilën arrin rezultate të kënaqshme.
Të dyja ekipet e përmendura atëbotë bënin gara në të ashtuquajturën SERIE A të Italisë.
Mirëpo De Biasi kulmin e suksesit e shënon me kombëtaren e Shqipërisë, të cilën për herë të parë e shpije në Kampionatin Evropian “FRANCA 2016”.
Autoritetet shqiptare të motivuara nga ky sukses në mars të vitit 2015 i japin Giovani De Biasit shtetësinë shqiptare.
Tani përzgjedhësi i kombëtares shqiptare posedon shtetësi italiane-shqiptare.
Artikullshkruesi Rémi Dupré përmend edhe mbrojtjen e hekurt të Shqipërisë, të dirigjuar nga kapiteni Lorik Cana, lojtar i dikurshëm i FC Marseille të Francës.
Shqipëria, si befasia më e këndshme në kualifikimet e evropianit “Franca 2016”, ka lënë jashtë pjesëmarrjes në “FRANCA 2016” danezët, të cilëve ndër vite shumë skuadra me nam ua kanë pasur frikën.
Shumë mbresëlënëse përshkruhet edhe ndeshja miqësore e zhvilluar në nëntor të vitit 2014 në Rennes, ndërmjet Francës dhe Shqipërisë, e cila pati përfunduar me rezultat 1:1.
Ndër të tjera përmendet edhe vlerësimi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit me seli në Zurich të Zvicrës, e cila ngritjen e nivelit të lojës së Shqipërisë dhe pjesëmarrjen e saj në evropianin e sivjetmë “FRANCA 2016” e vlerëson pozitivisht, duke e renditur atë në vendin e 38-të në plasmanin e përgjithshëm.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë