Integrimi
Landi i Saksonisë kthen edhe 32 azilkërkues në Ballkan
Landi gjerman Sachsen-Anhalt ka dëbuar sot 32 azikërkues kosovarë dhe boshnjakë me aeroplan në vendet e tyre. Fjala është për personat me vendim të plotfuqishëm për braktisjen e vendit.
Në mesditën e sotme është nisur një aeroplan çarter nga aeroporti Leipzig-Halle me destinacion Sarajevën dhe Prishtinën. Ministri i brendshëm Stahlknecht me këtë rast ka thënë se «ky dëbim i shtatë i organizuar me aeroplan brenda gjashtë muajve të fundit tregon se ne mbetemi konsekuentë në dëbim».
Nga rreth 40 mijë azilkërkues që gjatë vitit të kaluar kanë kërkuar azil në këtë land, rreth 1000 kanë qenë nga Kosova dhe rreth 300 nga Bosnja.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve