Opinione
Pse Katalonia nuk është Kosova
Katalonia do të shkëputet nga Spanja. Por a kanë katalanët fare të drejtë ndërkombëtare për shkëputje ? Për Zvicrën kjo pyetje është vendimtare
Në nëntorin e vitit të kaluar Parlamenti i rizgjedhur regjional në Barcelonë miratoi një rezolutë me qëllim të një Katalonie të pavarur. Madridi reagoi menjëherë me një akuzë për cenim kushtetues, të cilën Gjykata Kushtetuese e aprovoi po ashtu me shpejtësi. Por kërkesa për pavarësi e Katalonisë prek jo vetëm Spanjën, por edhe politikën e jashtme të Zvicrës, e cila, në rast njohjeje, duhet të peshojë interesin e grupit secesionues dhe të shtetit nga i cili bëhet shkëputja (secesioni). Një vendim në disfavor të shtetit spanjoll do të ishte jo vetëm i i pavend, por edhe i pazakonshëm, sepse do të ishte kundër praktikës së deritashme zvicerane.
Në parim çdo popull ka të drejtën e vetëvendosjes. Por, kush përkatësisht çka është një « popull » dhe me këtë dhe një bartës i së drejtës ? Së pari të tillë janë në mënyrë të padiskutueshme popujt shtetformues dhe popujt e kolonizuar të viteve 1960-ta dhe aktualisht. Në anën tjetër, kontraverse janë kërkesat për pavarësi të popujve në «kuptimin etnik», shkruan Daniel Högger për nzz, transmeton albinfo.ch. Të diferencuar nga popujt e tjerë përmes veçantive objektivisht të konstatuara dhe të veçantive të tjera të dallueshme nga popujt e tjerë (kultura, gjuha, historia) si dhe nga ndjenja subjektive e përkatësisë grupore të pjesëtarëve të tij, një popull i tillë patjetër duhet të dallohet nga një pakicë. Sepse ndryshe prej « popujve », e drejta ndërkombëtare nuk u njeh « pakicave » të drejtën absolute të vetëvendosjes, por të drejtën e pakicave, siç është e drejta e përdorimit të gjuhës së tyre. Kjo e drejtë cilësohet si «e drejtë interne e vetëvendosjes». Por një pakice i ndalohet që përmes shkëputjes të krijojë shtetin e saj dhe me këtë ta realizojë të ashtuquajturën „të drejtë të jashtme“.
Sot pothuajse e tërë sipërfaqja tokësore është e ndarë nga shtetet. Rrjedhimisht realizimi i të drejtës shtetërore sot është i mundur vetëm në kurriz të ndonjërin prej shteteve ekzistuese, të cilat posa t’ju rrezikohet humbja e territoreve mbrohen duke u thirrur në të drejtën e pacenueshmërisë territoriale. Ndonjëri prej shteteve të goditura ka të drejtën e ankesës ndaj njohjes së jashtme të secesionit nga një shtet tjetër dhe të sanksioneve ndaj shtetit njohës. Rrjedhimisht, të qenit i pajtimit të shtetit nga i cili bëhet shkëputja është vendimtar për njohjen e tij nga shtetet e tjera. Kështu ka qenë edhe me rastin e shqyrtimit të njohjes eventuale të pavarësisë së synuar të Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar.
Por nëse shteti amë nuk njeh shkëputjen e një pjese të tij, atëherë këtë vështirë se do ta njohin edhe shtetet e tjera. Kështu ndodhi me ndarjen e Krimesë nga Ukraina. Këtu duhet patjetër të theksohet se e drejta e vetëvendosjes së jashtme dhe të brendshme duhet kuptuar si një e drejtë ndërvarshmërie. Nëse të drejtat e një pakice shkelen rëndë dhe madje duke u shkelur edhe të drejtat elementare njerëzore dhe e drejta e vetëvendosjes së brendshme , asaj nga shtetet e tjera mund t’i njihet e drejta për vetëvendosje të jashtme si një „ means of last resorts“
Kështu ndodhi për shembull me pavarësinë e Kosovës. Vërtet as qeveria e Serbisë nuk e njohu shkëputjen e Kosovës. Por shtypja sistematike e popullsisë kosovare në vitet e 1990-ta e shtyri Zvicrën dhe shtetet e tjera që si konseguencë të fundit ta njohin si të ligjshme edhe shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Edhe në rastin e Katalonisë Zvicra konfrontohet mes kërkesës për pavarësi të Katalonisë dhe të drejtës për integritet territorial të shtetit të prekur. Katalanët nuk mund të konsiderohen si popull, por si pakicë, prandaj ata kanë vetëm të drejtën për vetëvendosje të brendshme. Të drejtës për vetëvendosje të jashtme dhe me këtë të drejtës për shkëputje i kundërvihet e drejta e Spanjës për integritet territorial, e cila te shtetet e tjera gëzon gjithnjë përparësi
Përderia Spanja ua lejon dhe ua mundëson katalonasve realizimin e së drejtës për gjuhë dhe kulturë ashtu siç dëshirojnë ata vetë, Zvicra nuk ka arsye që interesat e Katalonisë t’i vë para Spanjës dhe me këtë ta njohë Kataloninë si shtet të pavarur. Vetëm aprovimi i vetë shtetit spanjoll i së drejtës për shkëputje të Katalonisë apo cenimi masiv i të drejtave të njeriut popullsisë katalonase do ta legjitmonin Zvicrën në njohjen e shtetit të pavarur katalias.
NZZ, Nga Daniel Högger ( në disertacionin e tij studion parakushtet për njohje në të drejtën ndërkombëtare)
Përkthimi,për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës