Integrimi
Zari Xhaferi nuk arrin të zgjidhet në ekzekutivin e kantonit Zug
Ka fituar Martin Pfister nga CVP me 17844 vota ndërkohë që për zgjedhje. Ndërsa Zari Xhaferin e kanë votuar 8540 veta, duke dalë i dyti në garë
Zari Xhaferi, politikani i ri socialdemokrat me prejardhje shqiptare nga Maqedonia, nuk ia ka dalë të zgjidhet në Qeverinë e Kantonit Zug, ku ishte kandiduar nga partia e tij. Vendin e lënë bosh të shefit të drejtorisë së financave Peter Hegglin nga CVP, i cili ishte zgjedhur ndërkohë deputet federal, e ka fituar bashkëpartaku i tij, Martin Pfister. Ky i fundit, që është dhe kryetar partie në nivel kantoni, e ka arritur shumicën absolute dhe kështu nuk ka nevojë të shkohet në rivotim.
Pfister ka fituar 17844 vota ndërkohë që për zgjedhje do t`i mjaftonin edhe 13.966. Ndërsa Zari Xhaferin ekanë votuar 8540 veta, duke dalë i dyti në garë, shkruajnë mediet zvicerane. Shumë mbrapa tij ka mbetur kandidati nga Partia e Piratëve, Stefan Thöni, me vetëm 1547 vota, transmeton albinfo.ch.
Përkundër humbjes, kjo garë ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme për politikanin e ri shqiptaro-zviceran. Ai është shqiptari i parë që ka fituar besimin e një baze partiake për të garuar për një post me kaq peshë.
Mediet zvicerane theksojnë se mbështetja për Zariun në këtë garë ka kaluar përzej përkatësive partiake, falë besimit që ai gëzon në shtresa të gjera të qytetarëve të kantonit të tij.
Por, në një kanton ku partia të cilës i takon ai, kka zakonisht peshë modeste dhe nga ana tjetër partia rivale në këtë garë (CVP) është dukshëm më e përfaqësuar, rezultati i politikanit të ri dhe me perpektivë, Zari Xhaferit është megjithatë inkurajues.
Xhaferi, i cili punon si mësimdhënës dhe gazetar, është duke e mbajtur mandatin e dytë të deputetit në Kantonin e Zug-ut. Ai është shumë aktiv në jetën shoqërore dhe poilitike të kantonit të ij dhe më gjerë. albinfo.ch e ka përcjellë ngritjen politike të Zari Xhaferit që nga koha e zgjedhjes së tij në mandatin e parë, deputet kantonal.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












