Fotolajmi
Austria pezullon Shengenin
Autoritetet austriake përkohësisht kanë pezulluar marrëveshjen e Shengenit dhe do të vendosin kontrolle për njerëzit që hyjnë në vend, njofton kancelari austriak, Werner Faymann.
Kancelari austriak, Werner Faymann, në një intervistë për gazetën OESTERREICH, e cili do të publikohet në tërësi të dielën, tha se autoritetet austriake kanë për qëllim sikur Gjermania të rrisin kontrollin e kufijve dhe t’i dëbojnë refugjatët”.
Kështu, sipas Faymenn, njerëzit të cilët nuk kanë të drejtë për stastus të refugjatit ose nuk i kanë dorëzuar kërkesat e duhura në Austri do të dëbohen.
Me këtë veprim do të thotë se Austria ka pezulluar marrëveshjen e udhëtimit të lirë Shengen.
Në zonën Shengen aktualisht janë 26 vende anëtarë, katër prej të cilëve nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. Ideja e kësaj marrëveshjeje është që t’u mundësojë qytetarëve udhëtim të lirë në vendet Schengen, pa kontrolle kufitare, dhe në ato jashtë zonës së BE-së me një vizë të përbashkët të vlefshme për gjithë zonën.
Norvegjia, Suedia dhe Danimarka kanë kthyer përkohësisht kontrollin e kalimeve kufitare, për të kufizuar fluksin e refugjatëve në territoret e tyre. Sipas agjencisë kufitare të BE-së – Frontex, në gjithë vitin 2015 në Bashkimin Evropian kanë hyrë më shumë se 1.2 milionë emigrantë
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë