CH-Ballkani
Dorëheqja e Gruevskit do t’i sillte një fillim të ri Maqedonisë
"Dorëheqja është pjesë e marrëveshjes së arritur muajt e kaluar me opozitën sociademokrate nën ndërmjetësimin e Komesarit të BE-së, Johannes Hahn. Përveç BE-së një rol të madh në këtë luajtën edhe SHBA-të. Të hënën Gruevski udhëtoi për në Uashington te vicepresidenti Joe Baden. Për SHBA-të është e rëndësishme që të mos rritet edhe më tej ndikmi rus në Ballkan, kurse vetë Gruevski po përpiqet ta shpëtojë lëkurën"
Në kohën e luftrave të diadokëve ishte edhe më brutalisht. Më 294 para erës sonë, Demetrius, e eliminoi Aleksandrin IV dhe u bë sundimtar i Maqedonisë. Por edhe në kohët më të reja erdhi tek situatat dramatike: më 2004 presidenti i atëhershëm maqedonas, Boris Trajkovski, vdiq nga rrëzimi i aeroplanit. Megjithatë ndryshimet që priten të ndodhin ditët e ardhshme në shtetin evro-juglindor duken jo të rrezikshme
Deri më 15 janar – 100 ditë para zgjedhjeve të 24 prilit – kryeministri maqedona, Nikola Gruevski, duhet të japë dorëheqje. Ai është i pari kryeministër në botë që ka nënshkruar vetë abdikimin e tij. Dorëheqja konsiderohet si akt simbolik – me këtë duhet të përfundojë edhe “kultura e sistemit Gruevski”.
Dorëheqja është pjesë e marrëveshjes së arritur muajt e kaluar me opozitën sociademokrate nën ndërmjetësimin e Komesarit të BE-së, Johannes Hahn. Përveç BE-së një rol të madh në këtë luajtën edhe SHBA-të. Të hënën Gruevski udhëtoi për në Uashington te vicepresidenti Joe Baden. Për SHBA-të është e rëndësishme që të mos rritet edhe më tej ndikmi rus në Ballkan, kurse vetë Gruevski po përpiqet ta shpëtojë lëkurën.
Protokolet e përgjimeve skandaloze
Prokurorja e re Speciale e Shtetit, Katica Janeva, ka hulumtuar dokumentet, të cilat kanë të bëjnë me përgjimin e 20’000 shtetasve maqedonas, shkruan “Der STandard”, transeton albinfo.ch. Protokolet e përgjimit të publikuara nga opozita dëshmojnë se si ”sistemi Gruevski” e përshtati shtetin juridik, e politizoi administratën dhe i instrumentalizoi strukturat e sigurisë kundër kundërshtarëve të tij.
Krijimi i Prokurorisë Speciale të Shtetit nga Komisioni i BE-së u arrit të realizohet vetëm pas një rezistence të madhe. E paqartë mbetet se a do të fillojnë proceset para zgjedhjeve apo jo. Janeva po heton edhe rreth falsifikimeve në zgjedhjet e fundit – atëherë u votua edhe me dokumete të falsifikuara të identfikimit. E hapur mebtet poashtu se a do t’i fitojë sërish zgjedhjet partia e Gruevski-t, nacional-konservativja VMRO-DPMNE, apo jo. Duket se partia llogarit me këtë, me çka Gruevski do të kthehej sërish. Shancet nuk duken të këqia, sepse në shumë shtete të Evropës Juglindore njerëzit dalin në zgjedhje për të fituar nga partia ndonjë vend pune në administratë apo ndonjë banesë.
Aktualizimi i listave zgjedhore
Për këtë arsye për Komisionin Evropian është e rëndësishme që këtë herë maqedonasit që para zgjedhjeve të kenë bindjen se çdo gjë do të shkojë fer dhe se çështja është zhvillimi i vendit e jo politika klienteliste. Deri më 24 prill duhet, ç’është e vërteta, të bëhet ende shumë –ndër të tjera edhe riaktualizimi i listave, të cilat, në shumë vende, përmbajnë edhe emra të tashmë të vdekurve. Disa në Shkup dyshojnë se kjo do të arrihet deri në prill. Për këtë arsye është e mundur që zgjedhjet edhe të mund të shtyhen. Për Gruevski-n do të ishte më mirë sikur ato të mbaheshin në kohën e paraparë, sepse sa më shumë që të zgjasë, drejtësia aq më shumë do mund ta zbardhë të vërtetën. Por Komisionit të BE-së i interesojnë në radhë të parë hapat substancialë dhe jo shumë data, edhe pse edhe ajo mbetet një ndër qëllimet. Analisti, Saso Ordoski, propozon që eksperti gjerman i drejtësisë, Reinhard Priebe, të hartojë një raport për atë se a është në gjendje vendi të mbajë zgjedhje në prill. E qartë është se do të ketë vëzhgim zgjedhjesh, që “do t’i luajë të gjitha pjesët”, siç thotë një burim brenda BE-së
Përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës