Gruaja

“Be the one” e Dua Lipës, në top dhjetë këngët më të mira

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila jeton në Angli po ngjitet shkallëve të suksesit me një shpejtësi të madhe.  Kënga e saj “Be the one”aktualisht  gjendet në mesin e dhjetë këngëve më të pëlqyera në Gjermani. Lajmin për këtë sukses ajo e ka përcjell personalisht përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell “albinfo.ch”.

Dua ka treguar se kënga e saj gjendët saktësisht në vendin e nëntë në Gjermani. Para saj gjendet një këngë e Justin Bieber, ndërsa këngët tjera të top 10-shes janë nga emra më pak të njohur.

Së fundmi, Dua ishte në mesin e garuesve kryesorë për shpërblimin “Sound of 2016”, që ndahet nga transmetuesi publik britanik.

Ajo është vetëm 20 vjeçe dhe është kthyer në një nga këngëtaret më të preferuara në botë.

Albinfo.ch