© 2016 ALBINFO Kreshnik Shehu - "Shehu"
CH-Ballkani
Produktet kosovare prezantohen në “Swissbau 2016”
Bazeli, për pesë ditë rresht do të jetë nikoqir për përfaqësuesit e bizneseve të industrisë së ndërtimit. albinfo.ch ishte e pranishme në hapjen e "Swissbau 2016"
„Swissbau 2016“ hapi dyert e saj të martën. 1100 ekspozues nga 19 vende, në mesin e tyre edhe 3 kompani nga Kosova, do të paraqesin prodhimet e tyre në 140.000 metra katrorë. Pritet të vijnë deri mbi 100 mijë vizitorë.
Pas një shëtitjeje gati një orë, këshilltari federal zviceran, Ueli Maurer, u shpreh në hapje “entuziast” me panairin „Swissbau“.
Me rreth 500,000 të punësuar në mbarë botën, industria e zvicerane e ndërtimit arriti të ketë shitje vitin e kaluar në vlerë prej 63 miliardë frangash, tha kryetari i „Bauenschweiz“, Hans Killer, raporton albinfo.ch.
Aktualisht bëhet fjalë për një rënie të vogël me 7.9 për qind. Rajonet turistike ishin më të prekura se të tjerat.
Edhe më i rëndësishëm ishte prononcimi i Walter Steinmann, drejtor i Zyrës Federale të Energjisë. „Zhvillimi i energjisë është i varur nga planifikuesit dhe investitorët e përkushtuar. Dhe, industria e ndërtimit duhet të angazhohet për cilësinë, duke përfshirë edhe aspektin e profesionalizmit dhe orientimit të konsumatorëve dhe që kanë të bëjnë me punën e tyre“, tha Steinmann.
Targete të vizitorëve në „Swissbau“, një nga panairet më të mëdha në Evropë, janë ekspertë të planifikimit, investimet, ndërtim, tregti dhe industri të pasurive të patundshme dhe ndërtuesit privat.
Sipas organizatorëve, i tërë zinxhiri i vlerës së pasurive të patundshme është i përfaqësuar në Swissbau. Përveç shitjeve dhe kontakteve, është gjithashtu në fokus njohja mes tyre, shkruan albinfo.ch.
Këtë mundësi do ta kenë edhe kompanitë kosovare të përpunimit të drurit “Lesna”, “Elnor” dhe “Shehu”, që përfaqësojnë për herë të parë Kosovën në panairin Swissbau në Bazel.
Produktet kosovare mund t’i gjeni të ekspozuara nga këto kompani në Halle 1.1, C153 dhe në Halle 2.1, A52.
Një reportazh të zgjeruar nga Bazeli do ta lexoni nesër në platformën albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë