Shkurt.ch
Akuzohet firma për përpilimin e temave të diplomave me pagesë
Pasi që është e vështirë t`i dokumentohet një studenti se punimi i tij është i shkruar nga tjetërkush, është ofertuesi i cili mund të fajësohet, thonë nga ky universitet
Ditë më parë Universiteti i St. Gallenit ishte vënë në fokus të medieve zvicerane për dukurinë e falsifikimit të temave të diplomës, gjegjësisht të porosive me pagesë për përpilim të temave të diplomës. Ishte raportuar për rreth 200 tema të tilla.
Por, problemi nuk është kufiruar vetëm në Universitetin e St. Gallenit. Edhe Universiteti i Bernës është përballur me këtë problem, shkruan srf.ch. Madje ky universitet ka ushtruar kallëzim penal kundër agjencisë «Acad Write», e cila akuzohet se shkruan punime akademike kundrejt pagesës.
Pasi që është e vështire t`i dokumentohet një studenti se punimi i tij është i shkruar nga tjetërkush, është ofertuesi në fjalë i cili mund të fajësohet, thonë nga ky universitet, transmeton albinfo.ch
Edhe universitete tjera të Zvicrës shqyrtojnë mundësinë e marrjes së masave juridike në këtë drejtim. Në universitetin ETH të Cyrihut tash për tash nuk ka të dhëna për një dukuri të tillë, shkruajnë mediet zvicerane.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh