Kultura
Rita Ora: “Vdes për gjellërat që i përgatit nëna ime”
“Si shqiptare e lindur në Kosovë, unë “vdes” për ushqimet e nënës sime. Ajo i bën shumë të shijshme sidomos pastat dhe ushqimet tjera tradicionale”, ka thënë Rita
Rita Ora vazhdon të pushtojë ballinat e revistave të njohura në botë. Këngëtarja më e famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare kësaj radhe ka pozuar dhe ka dhënë intervistë për edicionin më të ri të revistës së njohur gjermane “Joy” . Revista gjermane e përshkruan këngëtaren prishtinase si këngëtare me shumë stil dhe para se gjithash shumë simpatike.
“Rita Ora më këngën e saj të re “Body On Me”, jo vetëm që ka zënë vendin e parë në katër shtete, por ajo ka treguar sukses edhe si aktore, pastaj anëtare në jurinë e “The Voice” si dhe është imazh i markës së njohur të veshjeve “Adidas”, shkruan revista, përcjell “albinfo.ch”.
Për revistën “Joy”, talentja e njohur flet për stilin e saj të veshjes dhe nga kush frymëzohet. Ajo ka thënë se sa herë që nuk është në disponim, e shikon Pharrell Williams dhe gjen tek ai diçka të mirë. “Nëse unë kam një ditë jo të mirë, e shikoj një foto të tij dhe mendoj: Më duhet një kapele e tillë, një xhaketë dhe një palë xhinse të ngjashme si të tij. Kaq”, është shprehur Rita.
Më tej 25 vjeçarja shqiptare ka thënë se që e vogël i ka pëlqyer të eksperimentojë me stilin e veshjes së saj. “Shumë njerëz e marrin jetën shumë seriozisht. Unë e marr shumë thjeshtë dhe me disponim. Ndihem mirë edhe kur eksperimentoj me veshje”, njofton “albinfo.ch”.
Por veshja nuk është e vetmja pikë e dobët e saj. Ajo ka thënë se nuk arrin t’u rezistojë as ushqimeve sidomos atyre që i përgatit nëna e saj. “Si shqiptare e lindur në Kosovë, unë “vdes” për ushqimet e nënës sime. Ajo i bën shumë të shijshme sidomos pastat dhe ushqimet tjera tradicionale”, ka thënë Rita.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh