Fun

Tkurren miliardat e më të pasurve të botës

Tregjet botërore kanë sjellë humbje të mëdha për njerëzit më të pasur në botë.

Pesë të pasurit kanë humbur 8.7 miliardë në tregjet botërore pas frikës me gjendjen në Kinë dhe konfliktin mes Arabisë Saudite dhe Iranit.

Themeluesi i “Amazon.com”, Jeff Bezos, i cili në vitin e kaluar ishte njeriu që më së shumti kishte rritur pasurinë, thuhet të ketë humbur deri 3.7 miliardë dollarë. Gjendja e tij tashmë është 56 miliardë dollarë. Kjo erdhi pasi aksionet e shitësit më të madh në internet online në botë shënuan rënie me 5.6%.

Pasuria e spanjollit Amancio Ortega ka rënë me 2.5 miliardë dollarë dhe tani qëndron në 70.4 miliardë dollarë. Aksionet e “Inditex”, kompani kjo që zotëron markat si “Zara” dhe “Bershka”, ka humbur 3.5% të vlerës së saj.

Reduktimet e aksioneve të kompanive që janë në pronësi nga Bill Gates, Warren Buffett dhe Carlos Slim kanë regjistruar humbje totale që arrijnë në 2.5 miliardë dollarë.

Përfituesi më i madh në mesin e miliarderëve ishte Carl Aykanat, pasuria e të cilit u rrit në 210.4 milionë, ose 20.1 miliardë dollarë.

Pasuria e 400 njerëzve më të pasur në botë ra në më shumë se 82 miliardë dollarë.