Fotolajmi

Cilat linja ajrore janë më të sigurta në botë

AirlineRatings.com kohët e fundit publikoi listën vjetore të kompanive ajrore më të sigurta në botë. Janë vlerësuar 407 avio kompani, që për siguri iu ndanë në mes 1 dhe 7 pikë.

Vlerësimi ka marrë parasysh disa faktorë të tilla si numri i aksidenteve ajrore dhe nëse stafi ka qenë ndonjëherë i dënuar për rrezikimin e sigurisë së udhëtarëve, dhe në qoftë se linja ajrore është certifikuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Vetëm 148 kompani kanë fituar pikë maksimale, ndërsa më shumë se 50 kompani kishin me tre ose më pak pikë, shkruan Telegraphi  britanik, përcjell albinfo.ch.

20 linjat ajrore më të sigurta në botë janë: (sipas rendit alfabetik)

  1. Air New Zealand
  2. Alaska Airlines
  3. All Nippon Airlines (ANA)
  4. American Airlines
  5. Cathay Pacific Airways
  6. Emirates
  7. Etihad Airways
  8. EVA Air
  9. Finnair
  10. Hawaiian Airlines
  11. Japan Airlines
  12. KLM
  13. Lufthansa
  14. Qantas
  15. Scandinavian Airline System (SAS)
  16. Singapore Airlines
  17. Swiss
  18. United Airlines
  19. Virgin Atlantic
  20. Virgin Australia

10 kompani që kanë fituar vetëm 1 pikë (sipas rendit alfabetik)

1.Batik Air

  1. Bluewing Airlines
  2. Citilink
  3. Kal-Star aviation
  4. Lion Air
  5. Sriwijaya Air
  6. TransNusa
  7. Trigana Air Service
  8. Wings Air
  9. Xpress Air