Lajme
2015-a, viti më i rëndë i Kosovës
Viti që po mbetet pas konsiderohet më i rëndi në Kosovën e pluralizmit. U nis me protesta dhe përfundoi me dhunë e arrestime deputetësh. Kriza po bartet në vitin 2016
Vitit 2015, konsiderohet më i vështiri në Kosovën e pasluftës që u nis me protesta dhe përfundoi me bllokim institucionesh. Gjatë gjithë këtij viti, Kosova u ballafaqua me protesta të dhunshme, migrim masiv, mungesë të zhvillimit ekonomik, diplomaci inerte dhe e fundit, mori “kartonin e kuq” nga BE për liberalizim të vizave.
Viti që po mbetet pas fillo me migrim masiv të kosovarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Më shumë se 40 mijë kosovarë emigruan në muajt e parë të 2015-ës në përpjekje për të gjetur një jetë më mirë, ndërsa u shënua edhe viktima e parë e trafikimit, një qytetari i Ferizajt që u gjet i mërdhirë në kufirin Serbi-Hungari.
Papunësia, mungesa e perspektivës ekonomike ishin arsyet që i shtynë kosovarët drejt migrimit. Këtë brenga ia shprehen qytetarët edhe presidentes së Shtetit, Atifete Jahajga e cila, për herë të parë, bëri fushatë kundër migrimit duke i vizituar komunat e vendit, një nga një. “Kosova nuk ka njerëz për të humbur. Ju nuk duhet të ikni, por duhet të qëndroni së bashku me neve, sepse më së lehti është që të ikim dhe t’ia kthejmë shpinën Kosovës”, ka thënë atëbotë Jahjaga.
Viti filloi keq
Ishte një deklaratë e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanoviq, që ngriti në këmbë gjithë Kosovën. Ai i fyeu rëndë nënat e familjarëve të zhdukur në Gjakovë, duke i quajtur “egërsira”. Dhe pas demonstratave të dhunshme që zgjatë disa ditë, kryeministri Isa Mustafa i detyra ta shkarkoj atë.
Më 27 janar në protestat që u mbajtën në Prishtinë, situata eskaloi në përleshje ndërmjet protestuesve dhe policisë, që si pasojë solli dhjetëra të lënduar si nga protestuesit ashtu edhe policia e Kosovës.
“Jemi ballafaquar me kërkesa të protestuesve, në dy protestat e kaluara sa i përket Trepçës dhe ministrit Jabllanoviq. Unë mund t’ju njoftoj se ministri Jabllanoviq nga sot nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar”, kishte deklaruar kryeministri Mustafa, pas demonstratave që plasën në gjithë Kosovën.
Situata në Kosovë u tensionua edhe më shumë pas debateve për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Ky Tribunal që pritet t’i gjykojë disa eprorë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për krimet e supozuara ndaj popullsisë civile, u miratua me 3 gusht në Kuvend, me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim.
Mirëpo, edhe kundër kësaj gjykate u organizuan demonstrata, ndërsa shuma më e ashpër ishte në Kuvend, ku opozita u mund ta frenoj miratimin.
Dhuna dhe përplasjet, nisën në shtator
Por, kulmi i pakënaqësive filloi pasi Kuvendi i Kosovës e përfundoi sesionin vjeshtor dhe iu kthye punës me 15 shator.
Tani në Kosovë kishte ndodhur një momentum i ri politik, pasi që kryeministri Isa Mustafa me 25 gusht në Bruksel së bashku me homologun serb, Aleksandër Vuçiq dhe me ndërmjetësimin e BE-së, kishte nënshkruar në pako katër marrëveshje: për Telekomin; Energjinë; Barrikadën mbi lumin Ibër dhe më të rëndësishmen; atë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Po ashtu një ditë më vonë, më 26 gusht, zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi nënshkroi në Vjenë në Samitin ballkanik, Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Të dy këto marrëveshje ngritën në këmbë tri partitë opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia NISMA, të cilat u barrikaduan kundër këtyre marrëveshjeve.
Sipas opozitës, Marrëveshje për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që ata e quajnë “Zajednica”, krijon një autonomi politike e territoriale për serbët në Kosovë, e ngjashme sikurse Republika Serbe ne Bosnjë. Dhe, Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi, sipas tyre, e tkurrë Kosovën për 8300 hektarë tokë.
Fronti opozitar nisi “luftën”
Fronti opozitar nisi “luftën” kundër Qeverisë, me 22 shtatorit kur deputetët e Vetëvendosje sulmuan me vezë kundër kryeministrit Isa Mustafa, përderisa ky i fundit po fillonte raportimin në lidhje me marrëveshjet me Serbinë.
Pas kësaj periudhë, situata eskaloi në Kuvendin e Kosovës, pasi që deputetët e opozitës bllokuan foltoren, ndërsa në përpjekje për të penguar mbajtjen e seancave plenare e “shpikën” gazin lotsjellës brenda Kuvendit. Dhe kjo skenë u përsërit gjashtë herë radhazi, në gjashtë seanca të ndryshme plenare, deri në dhjetor.
“Ne duhet të qëndrojmë kështu të vendosur edhe përbrenda Kuvendit të Republikës, edhe nëpër rrugët e qyteteve e fshatrave të Republikës, e posaçërisht këtu në kryeqytet dhe ti ndalim njëherë e përgjithmonë projektet e Serbisë dhe t’i ndalim njëherë e përgjithmonë pretendimet e fqinjëve grabitqarë”, ka deklaruar ish lideri opozitar, Albin Kurti, i pari që ndezi fitin e gazit në seancë.
Edhe kjo nuk përfundoi me kaq. Gjykata Themelore e Prishtinës lëshoi fletarrestime për deputetët “rebelë” që hodhën gazin lotsjellës nëpër seanca plenare, dhe me përdorim dhunë, Policia e Kosovës arriti t’i arrestoj dhe më pas Gjykata t’u shqiptojë masat e paraburgimit dhe arresteve shtëpiake, 13 deputetëve opozitarë, në mesin e tyre edhe Albin Kurtin.
Nga Kuvendi dhuna u bart në rrugë
Zhvillimet në Kuvend, u përcollën edhe me protesta në rrugë, të cilat shpesh ishin edhe të dhunshme të cilat si pasojë, në total, sollën dhjetëra të lënduar dhe dëme të konsiderushme materiale..
Pas përplasjeve në Kuvend, presidentja Jahjaga dërgoi në Gjykatën Kushtetuese Marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe dhe pas dy muajsh, Gjykata konstatoi se në 80 për qind, Marrëveshja ka shkelur kushtetutën.
Përveç përplasjeve politike dhe krizës parlamentare, institucionet e Kosovës u angazhuan edhe në aspektin diplomatik. Në dy drejtime diplomacia kosovare u tregua e ngathët duke humbuar betejën për anëtarësim në UNESCO dhe për liberalizimin e vizave. Ndërsa sivjet Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asocim me BE-në, që konsiderohet hap gjigant drejtë aderimit në BE.
Pritshmëritë nuk u realizuan
Edhe në aspektin ekonomik nuk janë realizuar pritshmëritë, ndërsa deklarata e dy liderëve të koalicionit, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi për punësimin e 200 mijë vetave për 4 vjet, dolën të jenë kozmetikë. Në vend që sivjet të punësohet rreth 50 mijë qytetarë, në Kosovës nuk u punësuan as 15 mijë sosh.
Ky vit megjithatë konsiderohet i rëndë, por analistët politikë, por edhe liderët institucionalë, vitin e ardhshëm e parashikojnë edhe më të rëndë për vendim. Përveç krizës politike që është bartur në vitin 2016, në tetor të vitit 2016 priten të shpallen aktakuzat e parë për ish eprorët e UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Këto aktakuza pritet të sjellin polarizime të theksuara në skenën politike e institucionale në Kosovë.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë