Të tjera

Eneda Tarifa dërgon Shqipërinë në Eurovision

Këngëtarja Eneda Tarifa do të përfaqësoj Shqipërinë në festivalin më të madh të muzikës në Evropë, “Eurosong”, që në vitin 2016 do të mbahet në Suedi. Këngëtarja shqiptare më këngën “Përrallë” u shpall fituese e festivalit të 54-të të RTSH-së. Kësisoj ajo u bë menjëherë përfaqësuese e Shqipërisë për në këtë festival.

Pas triumfit, këngëtarja Tarifa është prononcuar edhe për kanalin zyrtar të “Eurovision” – it në youtube, e cila më pas këtë video e ka shpërndarë për fansat e saj duke treguar emocionet e fitores.

Capture d’écran 2015-12-31 à 09.24.22

“Ndihem si mbretëreshë, unë përjetova një ëndërr e cila u bë realitet”, ka thënë ajo.

Pos tjerash ajo ka treguar se këngën në festivalin Evropian do ta këndoj në gjuhën angleze.

Vitin e kaluar Shqipërinë e përfaqësoi Elhaida Dani, që siguroi vendin e 17-të, ndërsa deri më tash suksesin më të madh e ka arritur këngëtarja nga Kosova, Rona Nishliu e cila më këngën “Suus” në vitin 2012 arriti të siguroj vendin e pestë.