Fun
Angela Martini mohon lidhjen me shqiptarin
Ajo ka thënë se mes saj dhe djalit me emrin Butik nuk kanë asgjë të përbashkët. “Butik është një shok i shoqes sime, nuk kemi asgjë me njëri-tjetrin”
Një ditë më parë e përditshmja zvicerane “Blick.ch” ka publikuar një lajm, ku shkruan se modelistja shqiptare ka filluar një lidhje të re me shqiptarin Butik Cejzin. Sipas gazetës, të dy janë shumë të afërt, puthen, përqafohen dhe janë shumë të dashuruar.
Por, menjëherë ka reaguar modelistja shkodrane, e cila është e rritur në Cyrih. Ajo ka thënë se mes saj dhe djalit me emrin Butik nuk kanë asgjë të përbashkët. “Butik është një shok i shoqes sime, nuk kemi asgjë me njëri-tjetrin”, ka sqaruar Angela, e cila karrierën e saj të modelimit e zhvillon në Amerikë.
Sipas Angeles, ajo është njohur para disa ditëve me të. “Defenitivisht ai nuk është tipi im”, njofton albinfo.ch.
Angela Martini u nda në fillim të këtij viti nga miliarderi turk, 38–vjeçari Ali Baran Suzer dhe që nga atëherë ajo është single. “Po e shijoj këtë kohë, e pavarur dhe e lirë”.
Megjithatë ajo thotë se dashuria nuk planifikohet. “Ajo vjen atëherë kur vjen”, shprehet ish-finalistja e “Miss Universe”.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë