Tematike
Siriani braktis Zvicrën, kthehet “për të ndërtuar të ardhmen në Siri”
«Për mua është detyrim që të jem këtu dhe të punoj në rindërtimin e një të ardhmeje më të mirë të Sirisë», thotë Georg Melke, duke drejtuar kritika të ashpra për kushtet e strehimit në Zvicër!
Nuk është se nuk ka ndodhur edhe më parë që refugjatët të kthehen vullnetarisht në vendet e prejardhjes, duke braktisur vendin që i ka strehuar. Por rasti i sirianit të besimit të krishterë, George Melke është disi i veçantë. Ai nuk ka mundur assesi të pajtohet me kushtet dhe ambientin në vendin mikpritës, në Zvicër, kështu që ka vendosur ta braktiste atë me çdo kusht, edhe pse e kishte fituar lejen e qëndrimit. Pasi që është khyer në Siri, në një qytet relativisht të qetë të këtij vendi, atë e ka kontaktuar një gazetar i gazetës gjermane «Die Welt», i cili i ka bërë një portret ish refugjatit.
«Evropa është çdo gjë tjetër veç parajsës. Ishte gabim të emigroja atje», thotë Melke dhe sipas tij shumë bashkatdhetarë të tij kanë përvoja të ngjashme.
Siriani 35 vjeçar kishte marrë në vjeshtën e vitit 2013 një vizë azili ne Ambasadën e Zvicrës në Liban, duke përfituar nga lehtësirat që vlenin asokohe për sirianët, trasmeton albinfo.ch. Shkuarja në Zvicër i ishte lehtësuar edhe më falë faktit se ishte i krishterë dhe se kishite një vëlla që jetonte në Zvicër.
Por, me të ardhur këtu, ai zhgënjehet nga kushtet në të cilat duhej të jetonte si azilkërkues. Së pari e kanë vendosur në Bazel, ku siç thotë ai me qindra veta jetonin në një hapësirë me vetëm një banjo dhe me pritje deri një orë për të ngrënë. Për këtë arsye ai dhe familjarët janë detyruar të pastroheshin te vëllai që jetonte me kohë këtu
Edhe pas transferit në Aarau kushtet nuk ndryshojnë për të mirë.
Ai, strehimore e azilit në Zvicër i quan «Kampe internimi» dhe i krahason ato me baza ushtarake. Sipas tij kishte nje rregull të ngurtë për të dalë nga kampi dhe më së voni mund të ktheheshe në ora 16.
Në Aarau atij i është dashur të flejë në një dhomë me katër arabë të Magrebit «të cilët tërë ditën merrnin drogë dhe pinin alkool».
Pas katër muajsh Melke dhe familjarët e tij morën lejen e qëndrimit në Zvicër dhe mund ta lëshonin kampin. Kjo do të duhej të kuptohej si fat për një azilkërkues por jo dhe për Georg Melk-un. Edhe pse tashmë kishte një banesë me familjen, ai nuk mund të pajtohej me rrethin, kulturën, mentalitetin në vendin mikpritës.
«Njerezit atje të bënin të kuptoje se të sikonin si refugjat, si të huaj. Ata nuk të trajtonin si njeri me vlera të barabarta», shprehet ai për gazetën.
Kështu, Melke vendosi të kthehej. Është kthyer prej disa muajsh në Siri dhe e ka gjetur veten fare mirë në qytetin e lindjes, Kamishli. Nga ky regjion ISIS-i është ndjekur dhe aty bëjnë ligjin forcat kryengritëse kurde-siriane dhe të krishtera në njëfarë koalicioni.
Sigurisht, ai ka qenë edhe me fat pasi që ka një punë të mirë në një bankë dhe mban një internet kafe.
«Për mua është jo vetëm gjë e bukur por edhe detyrim që të jem këtu dhe të punoj në rindërtimin e një të ardhmeje më të mirë të Sirisë», thotë ai. Dhe, Melke dëshiron që sa më shumë sirianë të veprojnë njësoj. «Ne nuk mund ta lëmë mbrapa vendin të zbrazët pa asnjë shpirt njeriu», thotë ai.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje