Lajme
Pensionistët, jashtë skemave të sigurimit shëndetësor
Kjo kategori e shoqërisë përballet me halle të mëdha në shumë fusha. Sfidë për ta mbetet gjendja shëndetësore dhe marrja e shërbimeve shëndetësore adekuate
Nga janari i vitit 2016, pensionistët kontribut-dhënës do të marrin pensionet me rritje, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti.
Në Kosovë, rreth 7 për qind të popullsisë së përgjithshme, përbëhet nga personat e moshës mbi 65 vjeç.
Ndryshe, janë të evidentuar 40 mijë pensionistë kontribut-dhënës, të cilët aktualisht marrin nga 140 euro në muaj, kurse vlera e pensionit të moshës është 80 euro në muaj.
Kjo kategori e shoqërisë përballet me halle të mëdha në shumë fusha. Sfidë për ta mbetet gjendja shëndetësore dhe marrja e shërbimeve shëndetësore adekuate.
Hulumtimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në vend, tregojnë se mbi 80 për qind e pensionistëve vuajnë nga një sëmundje kronike, derisa 45 për qind, nga dy e më shumë sëmundje kronike.
Shyhrete Musa pensioniste, thotë se merr pension 75 euro bruto, derisa 140 euro në muaj, blen barna.
‘’Jam e sëmurë prej unazave, prej eshtrave, jam e operuar 4 herë. 75 euro marrë pension. 90 euro blej barna në muaj, dhe gjithashtu vetëm një lloj hapi më kushton 50 euro në muaj. Asgjë nuk mund të bëj me atë pension. Unë kam librezë invalidore, por nuk mund të kontrollohem aty, pasi krejt mjekët që më duhen për kontrolle i kam në ordinanca private’’, tha Musa.
Behixhe Rudi pensioniste, shpreson se pensionet do të ngriten ashtu siç kanë premtuar zyrtarët qeveritarë, pasi që, siç thotë ajo, 80 euro në muaj janë vetëm një lloj ndihme sociale që e marrin.
‘’Pension nuk marrim, këto janë ndihma. Për ne nuk mjafton, ne jemi të moshuara, të sëmura. Unë qe tri javë nuk kam dalë nga shtëpia, se kam qenë e sëmurë. Paratë që i marr nga pensioni nuk më dalin. Unë jam e sëmurë prej veshkave, prej tensionit, plus nga diabeti. Jam me insulinë. Por, shpresoj që do të na rrisin pensionin se shumë vështrirë e kemi’’.
Ndryshe, kompanitë private të sigurimeve, nuk e pranojnë sigurimin e kategorisë së njerëzve mbi moshën 65 vjeç.
Prandaj edhe shumica e shteteve e kanë parë të nevojshme të miratojnë Ligjin për sigurime publike shëndetësore të obligueshme, ku përfshihen të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim.
Në njërën nga kompanitë e sigurimeve private, punëtorja e cila nuk pranoi të identifikohej, tha se kompanitë e sigurimeve në përgjithësi në Kosovë, nuk e pranojnë sigurimin shëndetësor të personave mbi moshën 65 vjeçruan Radio Evropa e Lirë, sh.
“Mund të bëjmë sigurim shëndetësor, sigurisht. Për personat mbi 65 moshën vjeç nuk kemi sigurim”.
Megjithatë në Kosovë ende nuk ka hyrë në fuqi Ligji për sigurime shëndetësore publike, ndonëse qysh në vitin 2004, ky ligj është hartuar dhe është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës.
Në vitin 2007 është miratuar, por më pas është tërhequr për shkak të implikimeve buxhetore, me rekomandimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ndonëse sipas zyrtarëve në Ministrinë e Shëndetësisë, në vitin 2015 do të fillojë mbledhja e premiumeve financiare dhe më pas edhe implementimi i Ligjit për sigurimet shëndetësore, por një gjë e tillë nuk është realizuar.
Arsim Çavdërbasha, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë së Financimit të Shëndetësisë në Ministrinë e Shëndetësisë, ka deklaruar kohë më parë për Radion Evropa e Lirë se Ligji për sigurime shëndetësore parasheh që çdo banor i Kosovës do ta ketë statusin e të siguruarit përfshirë edhe moshën mbi 65 vjeç.
‘’Në kuadër të fondit të sigurimeve publike shëndetësore në Kosovë, do të realizohet e drejta e shfrytëzimit në kujdesin parësor, dytësor dhe terciar shëndetësor, sikurse çdo qytetar tjetër falas’’.
Gjthashtu, zoti Çavderbasha pati thënë se nëse gjendja e tyre sociale konstatohet si e ndjeshme, do të lirohen edhe nga bashkë-pagesa.
Nga janari i vitit 2016, pensionistët kontribut-dhënës do të marrin pensionet me rritje, ka deklaruar ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti.
Pensionistët kontribut-dhënës në Kosovë do të kenë afat që deri në mars të vitit 2016 të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për përmbushjen e kritereve për rritje të pensioneve, kanë thënë zyrtarë në Qeverinë e Kosovës.
Afati i dorëzimit të aplikacioneve, sipas tyre, do të fillojë nga janari i vitit të ardhshëm. Dy kriteret themelore që janë vendosur në kategorizimin e pensionistëve kontribut-dhënës është përvoja e punës dhe arsimimi.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra