Gruaja
Xhihadistët nga Kosova
Vendi evropian nga i cili për kokë banorësh vijnë më së shumti xhihadistë nuk është Belgjika, por Kosova. Sipas informacioneve të shtypit, në Siri dhe Iran ndodhen rreth 300 luftëtarë xhihadistë nga Kosova.
Me paratë dhe predikuesit vahabistë të Arabisë Saudite islamizmi radikal po e arrin edhe vendin e vogël ballkanik. Një sinjal ky i veprimtarive të dyshimta të zhvilluara nëpër xhami.
A qëndron Kosova me 95% myslimanë më afër botës arabe dhe Magrebit sesa Evropës? Kështu mund të mendosh poqëse ke parasysh numrin e xhihadistëve që kanë shkuar nga aty në Siri dhe në Irak dhe me gjasë i janë bashkangjitur Shtetit Islamik. Sipas gazetës parisiene“ Le Monde“ rreth 300 xhihadistëk kosovarë qëndrojnë në Siri, disa prej të cilëve me tërë familjen. 60 luftëtarë xhihadistë të tjerë kanë vdekur në luftë. Kjo natyrisht nuk do të thotë se e tërë Kosova është islamike.
Por, 360 xhihadistë, me gjasë pjesätarë të armatës terroriste të Shtetit Islamik, për një vend me vetëm 1,8 milion banorë është një numër dramatikisht i madh. Deri tash në fund të vitit 2015 Belgjika me 470 luxftëtarë xhihadistë konsiderohej si vendi kryesor evropian i prejardhjes së xhihahdistëve: 42 xhihadistë për një milion belgjikas. Kosova merr pjesë me 200 xhihadistë në një milion banorë dhe e lë kështu plotësisht nën hije kryesuesen Belgjikën. Sipas numrit të xhihadistëve, Kosova i përngjan më shumë vendeve arabe dhe atyre veriafrikane: 63 tunizianë, 83 saudiarabitë, 373 jordanezë dhe 100 xhihadistë libianë në një milion banorë të këtyre vendeve.
Paratë dhe ndikimi vahabist nga Arabia Saudite
Shqetësuese është se që nga ndarja nga Serbia më 1999 dhe që nga pavarësia e saj më 2008 Kosova pak a shumë gjendet nën kujdestarinë e Kombeve të Bashkuara dhe të BE-së. KB-ja, NATO-ja dhe BE-ja janë ato që në njëfarë mënyre e kanë krijuar Kosovën. Ajo që ata nuk e arritën është pengimi i « përpjekjsës së islamizmit radikal për ta arritur Kosovën », siç thotë « Le Monde ». « Në vendin e populluar me shumicë nga myslimanët mund të shihet tash kthimi i përshpirtmërisë fetare», kështu sipas gazetës. Nën petkun e veprimtarisë humanitare, organizatat joaqeveritare saudite ushtrojnë mision vahabist, citon “Le Monde” një diplomat i huaj. Me vahabitët dhe salafitët po vijnë dhe predikuesit e dhunës në vendin e vogël të Ballkanit Perëndimor.
Nën petkun e punës humanitare, organizatat joqeveritare saudite po kryejnë mision vahabist.
Ndikimi i Gjirit Arabik në Kosovë daton që nga koha e pas përfundimit të luftës në Kosovë. Vahabistët dhe salafistët nga Arabia Saudita shfrytëzuan vakumin shtetëror të kohës së pasluftës për përhapjen e islamit ekstrem në Kosovë. Me paratë nga Gjiri u ndërtuan xhamitë, në të cilat pastaj u joshën besimtarët, të cilët, sipas “Le Monde”, morën para. Imamët u shkolluan para së gjithash në Arabinë Saudite dhe në Egjipt, shkruan gazeta.
« Fara e radikalizmit u mboll para dhjetë vitesh dhe që atëherë është rritur dhe do të jetë vështirë ta heqim qafe » (Linda Gucia, sociologe)
Autoritetet kosovare e marrin seriozisht luftën kundër fanatizmit religjioz, por nuk po veprojnë në mënyrë sa duhet të vendosur, thonë vrojtuesit. Në verë të vitit 2014 Policia e Kosovës ia arriti të burgosë me dhjetëra imamë, të cilët kishin thirrur për pjesëamarrje në luftën e shenjtë të Sirisë. Në mesin e tyre, sipas “Le Monde”, ishte edhe Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës. “Le Monde” citon një sociologe vendase: « Fara e radikalizmit u mboll para dhjetë vitesh dhe që atëherë është rritur dhe do të jetë vështirë ta heqim qafe ».
Perkthimi Albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025