Sport

Shkëlzen Gashi në shënjestër të Torinos

Shkëlzen Gash duket t’i ketë ditët e numëruara në FC Basel. Golashënuesi më i mirë në dy sezonet e fundit në Zvicër vazhdon të mos gjejë vend në formacionin e trajnerit Urs Fischer.

Afati dimëror siç shihet është më i përshtatshëm për të ndërruar ekipin futbollistik, ndonëse kontrata me Baselin është valide deri në vitin 2018.

Ekipe të njohura nga liga të ndryshme kanë filluar interesimin për sulmuesin e kombëtares shqiptare. Sipas faqes zvicerane fussballinfos.ch, e fundit që ka shprehur interesim është ekipi italian, Torino.

Klubi italian është duke vëzhguar në vazhdimësi Gashin. Ata janë të gatshëm të japin 4 milion euro për të sjell Gashin në Torino, njofton “albinfo.ch”.

Për 27 vjeçarin shqiptar, ditë më parë ka folur edhe trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi,  ku e ka sugjeruar Gashin të gjej një klub, në të cilin mund të luaj si titullar nëse dëshiron t’i bashkohet kombëtares në “Euro 2016”.