Fun

Parashikime të zeza: Euro do të fundoset, dollari do të rritet

Rezervat Federale Amerikane (Fed) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE) për herë të parë në histori kanë shkuar në drejtime të kundërta, pasi amerikanët rritën normat e interesit për gati dhjetë vjet.

Kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, thotë të jetë i frikësuar se bashkimi monetar mund të bie në një “rreth vicioz” të deflacionit dhe Banka Evropiane është duke u përpjekur për të parandaluar një sasi të madhe parash.

Megjithatë, së shpejti do të hiqet paralajmërimi i rrezikut.

Sipas përllogaritjeve të Bremer „Landesbank“ dhe Institutit të Ekonomisë Botërore nga Kiel, inflacioni do të rritet në vitin 2016, raportojnë mediat e huaja, përcjell albifo.ch.

Fed tani parashikon se shumë shpesh do të ndryshojnë normat e interesit vitin e ardhshëm. „Commerzbank“ gjermane pret që normat e interesit deri në fund të vitit 2016 të ndryshojnë tri here, duke mbërritur përfundimisht në 1.25 për qind.

Për krahasim, norma bazë e interesit në vendet e eurozonës është 0.05 për qind.

Në takimin e Bankës Qendrore Evropiane në fillim të dhjetorit, nuk është ulur në zero.

“Për aq sa është intensifikuar divergjenca, euro është nën presion të rritjes”, tregon analisti Volker Helmejer i Bremer-Landesbank.

Euro, e cila ishte pothuajse 1.4 dollarë në fillim të vitit 2014, ndërkohë ra në 1.08 dollarë, dhe sipas parashikimeve në vitin 2016 do të barazohet me dollarin. Kështu është besimi i përgjithshëm në mesin analistëve. Ka parashikimet të tjera se euro do të jetë më e ulët kundrejt dollarit.

Duke pasur parasysh eksportin e dobët, Shtetet e Bashkuara nuk kanë interes që euro të jetë dukshëm më e dobët apo më e fortë se dollari, kujton Helmejer.

Me fjalë të tjera, mundësia e Bankës Qendrore Evropiane për liberalizimin e mëtejshëm të politikës monetare është e kufizuar.