Integrimi
“Takimet e Dhjetorit”, rast për takim dhe debat mes krijuesish
SHKSHZ (Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës) ka mbajtur të dielën «Takimet e Dhjetorit», në Qendrën Kulturore të Kosovës , në Cyrih
Fundi i vitit u shërben shoqatave dhe subjekteve tjera për të bërë bilancet e punës, duke ua dhënë një kornizë kalendarike aktiviteteve të zhvilluara brenda një viti. SHKSHZ (Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës) krahas bilancit vjetor, për fund të dhjetorit kishte lënë edhe njërin ndër manifestimet më të rëndësishme të programit të saj vjetor «Takimet e Dhjetorit».
Në një ambient të ngrohtë dhe me praninë e një numri të konsiderueshëm artistësh, kryesisht letrarë dhe pamorë, si dhe dashirësish të tyre, në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih, mirëseardhje u uroi nikoqirja, u.d. e drejtorit të qendrës, Shukrije Ramadani.
Ndërsa lidhur me profilin e shoqatës, punën e saj të deritashme dhe planet për të ardhmen, foli kryetari i saj, Shaip Beqiri. Në fjalën e tij ai përmblodhi disa nga synimet që ka shoqata, kryesisht ato për manifestimet dhe për çmimet që janë në planin e miratuar me rastin e zgjedhjes së kryesisë së saj të re.
Kështu, çmimet që planifikohen të jepen janë të ndara sipas seksioneve dhe do të mbajnë ikërisht emrat e që bajnë dhe skesionet, tha më tutje Beqiri.
Bëhet fjalë për çmimin «Martin Camaj» që do të jepet për letërsi; «Vaçe Zela» – për muzikë; «Ibrahim Kodra» – për artet pamore; «Aleksandër Moisiu» – për teatër – film dhe «Lasgush Poradeci» për përkthim letrar. Një çmim është rezervuar edhe për krijuesit e rinj, si çmim kurajues. Të gjithë emrat e krijuesve të përmendur lidhen me një pjesë të jetës së tyre, me mërgimin, disa edhe me Zvicrën.
Beqiri foli edhe për disa plane të SHKSHZ-së me shoqatat e shkrimtarëve të Zvicrës për organizimin e disa aktiviteteve të përbashkëta. Pastaj edhe për shënimin, janarin që vjen, të 70 vjetorit të Kadareseë me një simpozium a konferencë që do të mbahet në Zvicër, e për të cilën është gjetur edhe mbështetj e Ministrisë së Kulturës të Kosovës etj.
Për realizimin e të gjitha këtyre synimeve, Beqiri tha se shoqata mirëpret ndihmën e institucioneve të vendeve të prejardhjes, të bizneseve dhe të njerëzve të tjerë vullnetmirë.
Në vazhdim, përgjegjësi i seksionit të arteve pamore, Adem Dërmaku, bëri prezantimin e gjashtë krijuesve të këtij seksioni, pjesë e ekspozitës së arteve pamore të hapur me këtë rast. Zogëza Haradinaj, Nexhmedin Jonuzi, Gani Bytyçi, Adem Dërmaku, Urim Berisha dhe Rafet Jonuzi kishin sjellë disa nga punimet e tyre për t`i ekspozuar në muret e sallës së QKK-së. Bëhet fjalë kryesisht për piktura, fotografi artistike dhe skulptura.
Pjesa qenderore e aktivitetit, ora letrare, u përshkua nga pjesëmarrja e një numri të madh krijuesish. Tone Berisha, Dan Kosumi, Rehana Doko, Fatmire Zenelaj-Sopa, Migena Arllati, Hyrije Jusufi, Gëzim Ajgeraj, Fatime Kalimashi, Sabit Gecaj, Miradije Maliqi, Shaip Beqiri, Hasan Qyqalla, Gani Bytyçi dhe Bujar Salihu, shpalosën para publikut krijime të zgjedhura.
Në cilësinë e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe në cilësinë e krijuesit poetik, para publikut u paraqit edhe Mustafë Xhemaili. Ai u ofroi të gjithë krijuesve mbështetjen e institucionit që drejton dhe prezantoi shkurtimisht edhe disa plane të angazhimeve konkrete që ka ambasada në këtë drejtim, në bashkërendim me SHKSHZ-në.
Profesoresha nga Universiteti i Gjakovës dhe publicistja Migena Arllati, e cila kishte ardhur nga Kosova, u prezantua edhe si poete me poezinë e saj kushtuar presidentit historik, Ibrahim Rugova. Ajo po ashtu iu drejtua auditorit duke i shprehur konsideratat e mëdha për punën me vlerë që siç e tha ajo, po e realizojnë shqiptarët e diasporës në segmentin kulturor.
Ndërsa Hasan Qyqalla, kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM), i ardhur nga Gjermania, përgëzoi SHKSHZ-në për punën e saj dhe u zotua për bashkëpunim të mëtejmë të ndërsjellë.
Një pikë simpatike e mbrëmjes ishte edhe projektimi në ekran i një shëtie me «101 Fotografi» nëpër trojet shqiptare, me autor fotografish gazetarin veteran, Rexhep Rifati dhe realizator Skender Hajdarin.
«Takimet e Dhjetorit» u përmbyllën me një apero që shërbeu edhe si rast për një debat dhe bashkëbisedim në mes të krijuesve dhe dashamirësve të artit.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha