CH-Ballkani
Zvicra, 6.25 milionë franga për punësim në Maqedoni
Me 6.25 milionë franga nga Zvicra, në katër vitet e ardhshme në Maqedoni duhet të hapen më shumë se 2.000 vende pune dhe pritet të rriten të ardhurat neto nga 1.5 milionë në mbi 1 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme.
Ky është një projekt i quajtuar (Increasing Market Employability – IME) is Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA/SDC).
Projekti në fjalë do të implementohet nga Swisskontakt, në bashkëpunim me partnerin lokal PREDA Plus.
Memorandumi është nënshkruar të hënën nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski dhe zëvëndësambasadorja e Zvicrës në Shkup, Katarina Stocker, raportojnë mediat e Shkupit.
Peshevski theksoi se fokusi i veçantë do të jetë në përmirësimin e punësimit të të rinjve dhe grave.
Derisa dimplomatja zvicerane Stocker theksoi se rritja e punësimit është një nga programet kryesore që Zvicra do të mbështesë në këtë fazë dhe do të zgjasë katër vjet me potencial zgjerimi të mëtejshëm.
„Qëllimi është që të krijojmë më shumë mundësi për punësim të përhershëm apo edhe vetë punësim veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, dhe kjo duhet të arrihet duke zhvilluar tregun. Programi në fjalë duhet të rezultojë në rritjen e zhvillimit të sektorit privat, dhe pritet të prodhojë më shumë se 2.000 vende pune dhe do të rrisë të ardhurat neto për më shumë se 1,000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme, tha Shtoker.
Aktivitetet në program janë përqendruar në sektorët e turizmit, industrisë kreative etj.
Do të gjejnë përkrahje edhe destinacionet turistike si Ohri, Mavrova dhe Krusheva në shfrytëzimin e potencialit të plotë të trashëgimisë historike, natyrore dhe kulturore përmes një metodologjie për bashkëpunim dhe menaxhim të destinacioneve në Universitetit e St.Galenit.
Kjo do të përmirësojë ofrimin e shërbimeve dhe do të pasurojnë ofertën turistike duke tërhequr më shumë turistë.
Bashkëpunimi Zvicër-Maqedoni është vazhdimisht në rritje.
Zvicra është partneri më i madh biletaral për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë me 80 milionë franga zvicerane për periudhën 2013-2016.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh Dielli dhe bora e freskët tërhoqën tifozë të shumtë të sporteve dimërore në vendpushimet e skive...
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?