Fun

Skandal në Miss Universe: E gabojnë fituesen

Skandal i madh ka ndodhur mbrëmë në Miss Universe 2015, e cila u mbajt në Las Vegas. Prezantuesi Steve Harvey shpalli gabimisht si Miss Universe kandidaten nga Kolumbia, Adriana Gutierrez. Bukuroshja shtatlartë kurorën me diamante në vlerë prej 30.000 dollarësh dhe festimin prej femrës më të bukur në planet e festoi vetëm dy minuta.

Përderisa Gutierrez po shpërndante puthje e po i përshëndeste fansat e saj me lot në sy, ajo u informua se Miss Universe ishte vajza nga Filipine, Pia Alonzo. Prezantuesi Steve Harvey doli në skenë i turpëruar dhe i kërkoi falje publikut.

“Përcjellësja e parë e fitueses nuk është Mis Kolumbia“, tha ai. “Miss Universe është Miss Filipine, Pia Alonzo”.

Ai madje e tregoi letrën me emrin e fitueses para kamerës, për ta qartësuar se ishte gabimi i tij personal.

 

https://www.youtube.com/watch?v=ySCND_ScGfA