Lajme
Mërgimtarë, kujdes sa para sillni në vendlindje
Sipas një vendimi të Drejtorisë doganore të Maqedonisë, shuma e parave që mund të hyjnë dhe të dalin nga shteti është 10 mijë euro
Autoritetet e Maqedonisë kanë përkufizuar mundësinë për transportimin e parave, brenda dhe jashtë shtetit. Sipas një vendimi të Drejtorisë doganore të Maqedonisë, shuma e parave që mund të hyjnë dhe të dalin nga shteti është 10 mijë euro, edhe ato duhet të deklarohen në kufij.
Ndërsa s i përket eksportin e valutës së huaj jashtë shtetit duhet që qytetarët të raportojnë çdo sasi mbi 2000 euro për person, të bashkangjitur me një certifikatë nga një bankë e autorizuar apo zyrë e këmbimit, raporton INA. Kurse, nxjerrja e më shumë se 10 mijë euro jashtë shtetit nga banorët e Maqedonisë është e ndaluar. Për çdo shumë që tejkalon këtë shifër duhet të merret konfirmim me shkrim nga autoritet maqedonase dhe të dëshmohet në doganë.
Për mos raportim të hollave dhe udhëtarëve që marrin me vete para, do të ketë ndëshkime, thuhet në njoftim.
Maqedonia, sikurse dhe vendeve të rajonit, stabilitetin social e siguron nga remitencat e bashkatdhetarëve. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, diaspora vitin e kaluar në Maqedoni ka dërguar 380 milionë dollarë, që paraqet 3.7 për qind të Bruto Prodhimit Vendor. Kjo shifër konsiderohet të jetë dukshëm më madhe, pasi që shumë para vijnë “ndër duar”.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane Presidentja zvicerane për vitin 2025, Karin Keller-Sutter, ka nënvizuar rëndësinë e kompromisit dhe përulësisë në politikën...
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”