Tematike
Qeveria miraton 11 milionë franga shtesë për azilin
SEM ka ndryshuar prognozën e bërë në fillim të vitit, duke e ngritur nga 30 mijë, numrin e azilkërkuesve sa pritej të arrinte në fund të vitit, në 39.000 me sa mendohet tash se do të përmbyllet ky vit
Këshilli Federal i Zvicrës ka lejuar ndarjen e mjeteve plotësuese prej 11 milionë frangave në kuadrin e një kredie për nevojat urgjente në fushë të azilit.
Kjo shumë e mjeteve paraqitet e nevojshme për të përballuar numrin në rritje të azilkërkuesve, shkruan Departamenti për Polici dhe Drejtësi (EJPD) në një komunikatë të lëshuar sot. Kredia do të shfrytëzohet kryesisht për pagesën e shërbimeve të përkthimit për krijimin dhe pajisjen e vendeve të reja të punës. Po ashtu kjo shumë nevojitet edhe për pagesën e qirave dhe për mbulimin e shpenzimeve të punës në qendrat e reja të strehimit të azilkërkuesve.
Në këtë kontekst, Këshilli Federal ka angazhuar EJPD-në që deri në fund të vitit 2016 të krijojë edhe 75 vende të reja pune në lëmin e azilit.
Numri i refugjatëve që kanë kërkuar azil në Zvicër nga qershori i këtij viti e këndej ka shënuar një rritje të madhe. Kështu Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) ka ndryshuar prognozën e bërë në fillim të vitit, duke e ngritur nga 30 mijë, numrin e azilkërkuesve sa pritej të arrinte në fund të vitit, në 39.000 me sa mendohet tash se do të përmbyllet ky vit.
Vetëm gjatë muajit nëntor numrit të kërkesave të azilit i janë shtuar edhe 5700 sish, thuhet në komunikatën e SEM.
Megjithatë, në krahasim me fluksin e madh të refugjatëve që ka përfshirë shtetet fqinje, si Gjermaninë dhe Austrinë, në Zvicër bëhet fjalë për një numër dukshëm më të ulët të azilkërkuesve.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër